• e enjte, 26 dhjetor 2024

Britania e Madhe ka vendosur sanksione kundër bankës "Sberbank"

Britania e Madhe ka vendosur sanksione kundër bankës
Londër, 6 prill 2022 (MIA) - Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj bankës më të madhe ruse Sberbank, njoftoi Bi-Bi-Si. Londra është zotuar gjithashtu të pezullojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Më herët, Shtëpia e Bardhë publikoi një pako të re sanksionesh kundër një numri anëtarësh të elitës politike ruse, duke përfshirë vajzat e presidentit rus Vladimir Putin dhe gruan dhe vajzën e ministrit rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov. Pakoja e re e sanksioneve është përgjigje e administratës së Bajdenit për masakrën ndaj civilëve në Buça. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR