BQ e Shqipërisë: Pagesat me kartë në Shqipëri arritën një rekord të ri në vitin 2025
- Vitin e kaluar, numri i pagesave me karta krediti dhe debiti në Shqipëri arriti 27,2 milionë, që përbën një rritje prej 38,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:16, 23 shkurt, 2026
Tiranë, 23 shkurt 2026 (MIA) - Vitin e kaluar, numri i pagesave me karta krediti dhe debiti në Shqipëri arriti 27,2 milionë, që përbën një rritje prej 38,7 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.
"Sa i përket vlerës së transaksioneve, pagesat me karta arritën vlerën 105,75 miliardë lekë shqiptare (pothuajse 11 milion euro), që është 27 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024. Këto shifra janë më të lartat në historinë e vendit", njoftoi Banka Qendrore e Shqipërisë.
Pagesat me karta në vitet e fundit janë nxitur kryesisht nga rritja e numrit të turistëve të huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë ka shtyrë një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto mjete, duke krijuar gjithashtu mundësi për të rritur qasjen dhe kulturën e pagesave pa para të gatshme për një pjesë më të madhe të popullsisë lokale.
Numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti 1,65 milionë, që përbën një rritje prej 9,4 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Numri i kartave të debitit arriti 1,46 milionë, që është 10 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, edhe kartat e kreditit regjistruan rritje në vitin 2025. Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar raportoi pothuajse 120.000 karta krediti aktive, me një rritje vjetore prej 5,6 për qind.
Qeveria shqiptare ka shpallur objektivin për një ekonomi pa para të gatshme deri në vitin 2030, që synon zhvendosjen e pjesë më të madhe të pagesave nga para fizike drejt kanaleve digjitale. Ligji për procedurat tatimore, i ndryshuar nga Kuvendi i Shqipërisë në fund të vitit 2025, gjithashtu, vendosi detyrime për pajisjen e bizneseve (me disa përjashtime) me terminal POS për pagesa elektronike brenda vitit 2026. Parashikohet që kjo të çojë në zgjerim të mëtejshëm të pagesave me kartela. qa/
Foto: Faqjta zyrtare e BQ-së së Shqipërisë