BPV-ja me rritje prej 2,8 për qind në vitin 2024, investimet e huaja direkte arrijnë në 1 miliard e 255 milionë euro
- Qeveria është e përkushtuar në ndërtimin e një ekonomie të fuqishme, stabile dhe prosperuese, një ekonomi që jep rezultate reale për qytetarët dhe bizneset tona. Pas vitesh stagnimi, pasigurie dhe mundësi të humbura, kemi vendosur një kurs të ri, kurs të rritjes, investime dhe ekspansion ekonomik. Prandaj, me kënaqësi prezantojmë prova konkrete dhe përsërisim arritjet e shkëlqyera ekonomike që theksojnë trajektoren e fuqishme dhe të qëndrueshme të rritjes së Maqedonisë, tha në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
- Post By Fami Bajrami
- 14:07, 6 mars, 2025

Shkup, 6 mars 2025 (MIA)- Qeveria është e përkushtuar në ndërtimin e një ekonomie të fuqishme, stabile dhe prosperuese, një ekonomi që jep rezultate reale për qytetarët dhe bizneset tona. Pas vitesh stagnimi, pasigurie dhe mundësi të humbura, kemi vendosur një kurs të ri, kurs të rritjes, investime dhe ekspansion ekonomik. Prandaj, me kënaqësi prezantojmë prova konkrete dhe përsërisim arritjet e shkëlqyera ekonomike që theksojnë trajektoren e fuqishme dhe të qëndrueshme të rritjes së Maqedonisë, tha në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Bruto prodhimi vendor (BPV) i Maqedonisë shënoi rritje prej 3.2% në tremujorin e fundit të vitit 2024, duke e çuar rritjen totale të BPV-së për gjithë vitin në 2.8%. Këto shifra pasqyrojnë performancat ekonomike stabile, të nxitura nga politikat strategjike, kushtet e përmirësuara të biznesit dhe investimet e vazhdueshme në sektorët kyçe.
"Do të doja të theksoj faktorët kryesorë për shkak të të cilëve kemi rritje të BPV-së. Kemi rritje në sektorin e ndërtimtarisë, rritje të konsiderueshme prej 13.2% në këtë sektor, që konfirmon investimet e rritura dhe aktivitetin në projektet infrastrukturore. Më shumë investime publike dhe private po kontribuojnë në rritjen e aktivitetit në sektorin e ndërtimtarisë, i cili është bërë industria udhëheqëse për rritjen e BPV-së", ka thënë Miteva.
Ajo shton se ka rritje edhe në fushën e aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike, ky sektor, siç shton, ka dalë si një nga shtytësit kyç të ekonomisë, në kontekstin e fokusimit të shtuar në inovacione, avancim teknologjik dhe digjitalizim, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë së vendit, ku është arritur një rritje prej 10.6%.
Po ashtu, lajm po aq i rëndësishëm është se viti 2024 ka shënuar një pikë kthese historike në investimet e drejtpërdrejta të huaja, që arritën në 1 miliard e 255 milionë euro, shuma më e lartë në historinë e Maqedonisë. Ky fluks i jashtëzakonshëm i investimeve është një dëshmi e qartë e besimit që investitorët ndërkombëtarë kanë në ekonominë tonë dhe potencialin e saj të ardhshëm.
"Duhet të theksojmë se si Qeveri jemi të gatshëm të shohim rezultatet që do të reflektohen nga tremujori i parë deri në atë të fundit të vitit 2025 dhe që do të jenë rezultat i politikave të kësaj Qeverie. Këto rezultate konfirmojnë se Maqedonia është në rrugën e duhur. Mbetemi të përkushtuar në nxitjen e një mjedisi ekonomik dinamik, mbështetje për bizneset dhe krijimin e mundësive të reja për rritje dhe prosperitet", ka thënë ajo.
Foto: Qeveria