• e enjte, 26 dhjetor 2024

BPB me rritje prej 1.1 për qind në tremujorin e dytë të vitit

BPB me rritje prej 1.1 për qind në tremujorin e dytë të vitit

 Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e dytë të vitit 2023, është 1.1 për qind sipas të dhënave të vlerësuara të Entit Shtetëror të Statistikës.

 Në tremujorin e dytë të këtij viti, rritje është vërejtur në sektorët: G, H dhe I Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transporti dhe magazinimi; Objektet për akomodim dhe veprimtari shërbimi me ushqim nga 7.6  për qind, Veprimtari financiare dhe veprimtari e sigurimit nga 5 për qind.

 Konsumi final për amvisëri përfshirë edhe institucionet jo fitimprurëse të cilat i shërbejnë amvisërive, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, në mënyrë nominale rritet për 9.9 për qind, ndërsa pjesmarrja e saj në strukturën e prodhimit të brendshëm-bruto është 73.9 për qind.

 Në periudhën e njejtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 2.6 për qind, dhe te importi i mallrave dhe shërbimeve në mënyre nominale është vërejtur ulje për 3 për qind.

 Shkalla e rritjes së BPB në tremujorin e parë të këtij viti sipas të dhënave të ESHS-së është 2.1 për qind. Vlerësimet e Ministrisë së Financave janë se PBP sivjet do të jetë 2.5 për qind.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR