• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bozhinovska-Silvestri: Pritet rritje e interesit dhe realizimit të investimeve italiane në fushën e energjetikës

Bozhinovska-Silvestri:  Pritet rritje e interesit dhe realizimit të investimeve italiane në fushën e energjetikës

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri, me ç'rast u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendet në sferën e ekonomisë dhe energjetikës.

Siç njoftuan nga zyra e ministres, gjatë takimit, Bozhinovska theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka interes të vazhdueshëm për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Italisë, e cila është një nga partnerët kyç të vendit tonë, dhe me atë rast theksoi se si Ministër i Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, në periudhën e ardhshme do të avokuohet që energjia të zërë një vend të rëndësishëm në bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy vendeve.

"Në këtë kontekst, ministrja theksoi se përvojat dhe ekspertiza italiane në fushën e përdorimit të fondeve dhe mjeteve evropiane të destinuara për tranzicionin e gjelbër dhe dekarbonizimin, që është një çështje e rëndësishme për integrimin evropian të vendit tonë, janë shumë të rëndësishme për ne, dhe në të njëjtën kohë ajo përcolli interesimin për vendosjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sferë", thuhet në kumtesë.

Ministrja, shtohet, e ka njoftuar bashkëbiseduesin me misionin dhe prioritetet e ministrisë së re, duke nënvizuar se pret bashkëpunim aktiv me partnerët italian, si dhe interesim të rritur dhe realizim të investitorëve italian në fushën e energjetikës në vendin tonë në mandatin e qeverisë së re. sa/

Foto: Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Lëndë të Para Minerale 

 

QËNDRONI TË LIDHUR