• e mërkurë, 21 janar 2026

Bozhinovska-Melinvud: Fillon rinovimi më i madh energjetik ndonjëherë i ndërtesave publike

Bozhinovska-Melinvud: Fillon rinovimi më i madh energjetik ndonjëherë i ndërtesave publike

Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Zbatimi i planit për rikonstruimin e ndërtesave që i shfrytëzojnë institucionet e sektorit publik në nivel shtetëror në periudhën 2025-2028, një dokument strategjik që paraqet kornizë të qartë, trevjeçare për rindërtimin energjetik më masiv dhe më sistematik të objekteve publike në vend, deri tani ishte në fokusin e takimit të sotëm të punës në Shkup mes ministres së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska dhe Melani Melinvud, përfaqësuese e Agjencisë franceze për zhvillim (AFD), në lidhje me realizimin e planit për rikonstruimin e ndërtesave publike - një nga shtyllat kyçe të agjendës reformuese të shtetit.

 Bëhet fjalë për një plan që tashmë është miratuar nga Qeveria sipas procesit gjithëpërfshirës të harmonizmit me gjithsej 33 institucione, që e konfirmon peshën e saj institucionale dhe vlerën strategjike për modernizimin e sektorit publik.

"Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, si bartës i kësaj reforme strategjike, intensivisht punon në sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e obligimeve që dalin nga agjenda reformuese, si dhe nga obligimet e përhershme ligjore. Në pajtim me kornizën ligjore, çdo vit parashikohet të rikonstruohen të paktën 3 për qind e sipërfaqes së përgjithshme shfrytëzuese të ndërtesave publike, me ç'rast masat për efikasitet energjetik janë të detyrueshme dhe pjesë e pandashme e çdo rikonstruimi", kumtoi Ministria e Energjisë.

Në takim, shtohet në kumtesë, u theksua se për momentin në përgatitje është i a.q. studimi scoping  (studimi për përcaktimin e përfshirjes), me të cilën detajisht do të konfirmohen parametrat për rehabilitimin dhe rindërtimin e ndërtesave, si dhe kritere të qarta për përcaktimin e objekteve që do të hyjnë të parat në procesin e rikonstruimit.

"Me këtë shteti bën një hap të madh drejt uljes së konsumit të energjisë, shpenzime më të ulëta për sektorin publik, kushte më të mira për punë në institucione dhe ulje të dukshme të emisioneve të gazrave të dëmshëm në pajtim me politikat klimatike evropiane. Kjo reformë paraqet një hap konkret drejt një administrate publike më të gjelbër, më ekonomike dhe më të qëndrueshme, me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe për buxhetin shtetëror" - theksohet në kumtesë. sa/

Foto. Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para

QËNDRONI TË LIDHUR