• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bozhinovska-Bomgartner: Derë e hapur për kompanitë franceze për investime në energjetikë

Bozhinovska-Bomgartner: Derë e hapur për kompanitë franceze për investime në energjetikë

Shkup, 8 nkorrik 2024 (MIA) - Përvojat e Francës, si një nga shtete udhëheqëse në Bashkimin Evropian, në pjesën e energjetikës, dekarbonizimi dhe tranzicioni i gjelbër mund të jenë shumë të rëndësishme për shtetin, ishte konkluzioni nga takimi i sotëm i ministres së Energjetikës, Sanja Bozhinovska me ambasadoren franceze në Maqedoninë e Veriut, Siril Bomgartner.

Siç qëndron në kumtesë, është arriturë marrëveshje për bashkëpunim me intensiv dhe shkëmbim të opinioneve dhe përvojave me ekspertë francezë në pjesën e energjetikës.

Bozhinovska e theksoi transparencën për investime franceze në sektorin e energjetikës, duke pasur parasysh praninë e kompanive franceze në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit, krahas të tjerave janë ngritur çështje nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe ekonomike mes dy shteteve dhe me këtë rast, së bashku është konstatuar gatishmëria që të qaset drejt bisedave më thelbësore me qëllim konkretizimin e bashkëpunimit në periudhën që pritet. mb/

Foto: Ministria e Energjetikës

QËNDRONI TË LIDHUR