• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bozhinovska: Synojmë çmime të qëndrueshme, konkurrencë dhe qasje më të mirë në burimet e rinovueshme të energjisë

Bozhinovska: Synojmë çmime të qëndrueshme, konkurrencë dhe qasje më të mirë në burimet e rinovueshme  të energjisë

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska mbajti fjalim në Këshillin Ministror të 22-të të Komunitetit Energjetik që mbahet në Vjenë, të Austrisë.

Siç informon Ministria kompetente, në kuadër të Këshillit Ministror të Komunitetit Energjetik, ku marrin pjesë ministrat përgjegjës për energjetikë të nëntë palëve dakorduese nga Marrëveshja për Komunitet Energjetik, debatohet rreth mbindërtimit të udhërrëfyesit për dekarbonizimin, si dhe tema të lidhura me menaxhimin e ujërave, vendbanimeve dhe shpendët e egër në drejtim të vendosjes së ardhshme të detyrimeve legjislative shtesë nga këto fusha.

Në fjalimin e saj, Bozhinovska theksoi përkushtimin e vendit tonë për tranzicionin energjetik, qëndrueshmërinë ekonomike dhe neutralitetin klimatik. Gjithashtu u theksua progresi i vendit në sektorin e energjisë, mbi të gjitha në fushën e legjislacionit dhe harmonizimit të rregulloreve kombëtare me legjislacionin evropian. Ministrja i njoftoi të pranishmit me aktivitetet intensive të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale për realizimin e projekteve kyçe të infrastrukturës që do të eliminojnë barrierat teknike në rrjetin energjetik dhe do të forcojnë bashkëpunimin rajonal.

"Intensivisht po punojmë në ndërlidhjen aktuale energjetike me Shqipërinë, do të vazhdojmë të lidhemi me Greqinë, Serbinë dhe Kosovën dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të modernizojmë rrjetin tonë të energjisë elektrike që do të mundësojë integrimin e mëtejshëm të energjisë nga burimet e rinovueshme. Këto projekte do të stimulojnë rritjen ekonomike dhe do të rrisin sigurinë e furnizimit me energji. Në të njëjtën kohë, përmirësimi i lidhjes energjetike përmes integrimit të tregut kombëtar të energjisë elektrike me tregun e vetëm evropian të energjisë elektrike do të sigurojë çmime të qëndrueshme, konkurrencë dhe akses më të mirë në burimet e rinovueshme të energjisë, kështu që ne presim të vazhdojmë me integrimin e tregut në energjinë elektrike sa më shpejt që të jetë e mundshme. Jemi të përkushtuar për zbatimin e obligimeve klimatike", theksoi Bozhinovska.

Në takim së bashku me ministren Bozhinovska, morën pjesë edhe zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.

Komuniteti energjetik është një organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin energjetik të BE-së dhe nëntë palëve dakorduese: Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnja e Hercegovinën, Kosovën, Gjeorgjinë, Moldavinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Ukrainën, dhe ka tre vëzhgues të përhershëm: Armeninë, Norvegjinë dhe Turqinë. Objektivi i tij kryesor është të afrojë palët kontraktuese të BE-së duke lehtësuar reformat dhe duke zgjeruar gradualisht ligjin e BE-së për energjinë, mjedisin dhe klimën. sa/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

QËNDRONI TË LIDHUR