• e premte, 27 dhjetor 2024

Bozhinovska - Loson: Jemi gati për zgjerimin e investimeve britanike edhe në energji, burime të ripërtëritshme dhe minierat e përgjegjshme

Bozhinovska - Loson: Jemi gati për zgjerimin e investimeve britanike edhe  në energji, burime të ripërtëritshme dhe minierat e përgjegjshme

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Metju Loson. 

Gjatë takimit, siç njoftojnë nga kabineti i ministres, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për nivelin e përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht duke theksuar nivelin shumë të lartë të marrëdhënieve ekonomike dhe faktin se Mbretëria e Bashkuar është një vend që është një nga investitorët më të mëdhenj në vendin tonë.

 "Në këtë rast, ministrja Bozhinovska theksoi se historitë e suksesshme të investitorëve britanikë në pesëmbëdhjetë vitet e fundit në vendin tonë janë sinjali më i mirë se jemi të gatshëm për zgjerimin e aktivitetit investues në fushat si energjia, burimet e ripërtëritshme dhe minierat e përgjegjshme. Investimet janë prioritet dhe ai shpreson në investime të mëtejshme nga kompanitë britanike në vend, si dhe bashkëpunim në drejtim të përmirësimit të kuadrove profesionale për nevojat e këtij sektori", thuhet në njoftim. 

 

Ndër të tjera, thuhet, ministrja Bozhinovska, duke theksuar marrëdhëniet aleate me Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të Aleancës NATO, theksoi se si shtet jemi më se të interesuar për shkëmbimin e përvojave në përballjen me sfidat në aspektin e sigurisë së infrastrukturës kritike të energjisë, si në kibernetikë, ashtu edhe në hapësirën reale.

 "Në fund, ministrja e njoftoi bashkëbiseduesin me misionin dhe prioritetet e ministrisë së re, në pritje të vizitës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të Samitit të liderëve evropianë dhe vuri në dukje se pret bashkëpunim aktiv me partnerët britanikë, si dhe më shumë takime të shpeshta në periudhën e ardhshme", thonë nga kabineti i ministres. /qa

Foto: Ministria e energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

 

 


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR