• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bozhinovska: Do të furnizohemi me energji elektrike në afat më të gjatë

Bozhinovska: Do të furnizohemi me energji elektrike në afat më të gjatë

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Në shtatë ditët e ardhshme do të bëjmë bilancin e energjetikës. I shohim kushtet, gjegjësisht sa energji elektrike do të na mungojë. Do të shikojmë të furnizohemi në afat pak më të gjatë, gjegjësisht nuk do të blejmë energji një javë përpara sepse atëherë është vërtet shumë e shtrenjtë, informoi sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

"Kapacitetet e KME Manastir nuk janë në gjendjen më të mirë dhe nuk mund të llogarisim në të tre blloqet, këtë e kemi trashëguar dhe jemi të vetëdijshëm që është që nga viti 1984. Për atë do të bëjmë energji elektrike për tremujorin e katërt dhe mundësisht për tre muajt e parë të vitit 2025. Çmimet tani në bursë janë rreth 100 euro për megavat orë që do të thotë se edhe pse ka luftë, deri më tani nuk ka pasur ndryshime të mëdha në çmimet e energjisë elektrike", tha Bozhinovska në përgjigje të pyetjes për llogaridhënien e sotme për 100 ditët e para të Qeverisë.

Në shtatë ditët e ardhshme, precizoi, do të bëjmë një bilanc të saktë energjetik dhe shpresojmë të kemi shifrat të sakta për energjinë elektrike të nevojshme.

"Kjo varet gjithashtu dhe nga hidrometeorologjia. Momentalisht akumulatorët janë mbushur vetëm rreth 24 për qind, gjë që në përgjithësi nuk është në rregull, megjithatë nëse nëntori është me shi ato mund të mbushen. Për sa i përket financave, ne kemi diskutuar me kryeministrin dhe kemi shanse të mira që të marrim mjete financiare. Ende nuk kemi diskutuar saktësisht, megjithatë do të jenë nga bankat vendore", tha Bozhinovska.

E pyetur nëse çmimi i prodhimit të energjisë elektrike nga EMV-ja do të rritet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa me këtë edhe çmimi që paguajnë qytetarët, ajo tha se çmimi final përbëhet nga disa impute, mes të cilëve dhe çmimin e energjisë elektrike nga EMV-ja.

"Do të punojmë për interesin më të mirë të qytetarëve. Askush nuk do të donte të kishte rritje të çmimit të rrymës, megjithatë këtu hynë dhe shpenzimet nga MEPSO, domethënë nuk është vetëm çmimi i EMV-së. Ne do të diskutojmë çmimin dhe do të shohim se sa përqind do të ofrohet. Ashtu siç e dini herën e kaluar qeveria e kaluar ka ofruar 85 për qind, po pastaj ne i kemi ofruar 15 për qind të tjera furnizuesit universal, kështu që në nëntor këto gjëra duhet të sqarohen. Për këtë ka ende kohë", precizon Bozhinovska.

Për borxhin prej 60 milionë eurosh që ka bërë qeveria e kaluar drejt EVN-së për shkak të mos pagesës së pjesës së subvencionuar të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët në faturat e tyre, tha se janë duke biseduar me EVN-në.

"Sapo na kanë njoftuar për borxhin, janë të vetëdijshëm për buxhetin. Theksuan se kjo nuk është diçka që duhet të kthehet për një apo dy vjet, që janë të gatshëm ta diskutojnë. E dinë dhe janë të vetëdijshëm se do të jetë në afat të gjatë, që do të thotë se jo vetëm nga sektori energjetik do të mbledhim të gjitha borxhet e trashëguara dhe së bashku si Qeveri do të shohim se sa duhet financiarisht që të mund të kthehemi dhe të servisojmë borxhet. Megjithatë buxheti është në gjendje të keqe dhe buxhetin për vitin e ardhshëm do ta bëjmë tani. Kështu që, ne do të shohim se si do të përfundojë e gjithë kjo", potencoi Bozhinovska. rq/fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR