Botohet autobiografia e princit Hari - "Rezervë" në gjuhën maqedonase
- - Autobiografia e princit Hari, "Rezervë" doli nga shtypi në gjuhën maqedonase, në botim të "Ars Libris", pjesë e "Ars Lamina - botime".
- Post By Fitore Curri
- 12:44, 22 mars, 2023
Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Autobiografia e princit Hari, "Rezervë" doli nga shtypi në gjuhën maqedonase, në botim të "Ars Libris", pjesë e "Ars Lamina - botime".
Siç deklaruan nga shtëpia botuese, në libër, princi Hari zbulon detaje nga fëmijëria e tij dhe efektin e thellë nga vdekja e nënës së tij, Dijana, princesha e Uellsit, si dhe vitet e tij të trazuara të adoleshencës, qëndrimin e tij të mëvonshëm në Afganistan me armatën britanike. Shkruan për marrëdhënien me vëllanë e tij, princin Uiliam, babanë e tij, mbretin Çarllsi i Tretë, martesën e babait të tij me Kamilla Parker Bouls, si dhe për flirtet e tij dhe martesën me aktoren amerikane Megan Markëll, e deri në tërheqjen e çiftit nga roli i tyre mbretëror.
Libri së pari ishte publikuar në gjuhën angleze, më 10 janar të këtij viti, në botimin e "Pinguin random haus". Përveç librit të shtypur, ka edhe audiolibër 15-orësh, në të cilin flet vetë Hari.
Libri "Rezervë" mund të gjendet në të gjitha libraritë më të mëdha në vendin tonë dhe onllajn nëpërmjet www.literatura.mk. fc/