• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borrell: Misioni i BE-së në Detin e Kuq ka zbrapsur 11 sulme të anijeve

Borrell: Misioni i BE-së në Detin e Kuq ka zbrapsur 11 sulme të anijeve

Bruksel, 8 prill 2024 (MIA) - Misioni detar i Bashkimit Evropian në Detin e Kuq ka zmbrapsur sulmet ndaj 11 anijeve civile që nga nisja në fund të shkurtit, deklaroi shefi për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Zhosep Borrell.

Huthët e mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit të shkatërruar nga lufta, kanë synuar rrugën jetike të transportit që nga nëntori në një fushatë që ata thonë se është në solidaritet me palestinezët gjatë luftës së Gazës.

"Në më pak se dy muaj që nga fillimi i operacionit, ne kemi gjurmuar 68 anije dhe kemi zmbrapsur 11 sulme", tha Borrell.

Komandanti grek Vasileos Griparis thotë se ajo ka përfshirë rrëzimin e nëntë dronëve, një dron detar dhe katër raketa balistike kundër anijeve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR