• e enjte, 26 dhjetor 2024

Boris Kondarko edhe zyrtarisht kryetar i KSHZ-së, publikohet shpallje për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj

Boris Kondarko edhe zyrtarisht kryetar i KSHZ-së, publikohet shpallje për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Kuvendi në seancën e sotme të 16-të miratoi vendim për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pas ndryshimit të pushtetit në vend ndërsa në përputhje me legjislacionin zgjedhor me të cilin, ndër të tjera, parashikohet që kryetari i këtij organi të jetë nga opozita. 

Me harmonizimin, kryetar i KSHZ-së është anëtari aktual Boris Kondarko, i cili vjen me propozim të LSDM-së, ndërsa nënkryetar Abdush Demiri, me propozim të Besës. Anëtarë janë kryetari aktual Aleksandar Dashtevski (VMRO-DPMNE) dhe nënkryetarja Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski (LSDM), i cili ishte edhe anëtar i këtij organi më të lartë zgjedhor.

Kuvendi mori vendim për shpalljen e shpalljes për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KSHZ-së në vend të Boban Stojanovskit (VMRO-DPMNE), i cili ishte anëtar i KSHZ-së dhe u bë zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska (LSDM) po pensionohet. Shpallja zgjat tetë ditë nga botimi në Gazetën zyrtare. 

Në këtë seancë u morën vendime për shpalljen e shpalljes publike për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për shpalljen e shpalljes publike për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike, për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për dhënien e çmimit shtetëror "23 tetori", propozimin për vendimin për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për dhënien e çmimit shtetëror "Goce Dellçev" dhe vendimin për zgjedhjen e kryetarit dhe shpalljen e shpalljes publike për anëtarët e Këshillit për Mbikëqyrje Civile.

Deputetët zgjodhën anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për monitorim të përfaqësimit të duhur dhe të drejtë të qytetarëve të të gjitha komuniteteve.

Kryetar i Komisionit për përfaqësim të drejtë është Talat Xhaferi, deputet i BDI-së, ndërsa anëtarë janë Gjorgija Sajkoski, Dafina Stojanovska, Antonijo Miloshoski, Aleksandar Veljanovski, Dragan Kovaçki, Dragan Nedelkoviq, Salim Sulejmani, Ilir Demiri, Sali Murati, Mile Cekov. Fatmir Bytyqi dhe Sonja Mirkova.

Deputetja Slavjanka Petrovska nga LSDM-ja tha sot se grupi i saj parlamentar do ta mbështesë themelimin e këtij komisioni, i cili, sipas saj, është rezultat i bashkëpunimit të VMRO-DPMNE-së me BDI-në

Në seancë, në lexim të mëtutjeshëm janë dhënë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shpronësim, Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Ligjit për zyrtarët adminsitrativ, Ligjit për inspeksionin adminsitrativ, Ligjit për vendosjen e sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësimin e punës dhe dhënies së shërbimeve në shërbimin civil, për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjes publike, për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje të konkurrencës dhe Ligji tpër siguri në trafikun rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar. 

 Qëllim kryesor i ndryshimeve të propozuara në Ligjin për shpronësim është që të specifikohet procedura për shpronësim në pjesën e veprimit sipas propozimit për shpronësim, emërimin e përfaqësuesve të përkohshëm të pronarëve të pasurive të paluajtshme që i nënshtrohen shpronësimit dhe anulimin e vendimeve për shpronësim dhe anulimin e marrëdhënieve të arritura në procedurë, si dhe mundësimin e zgjatjes së afatit për posedim të përkohshëm të tokës fqinj në kushte kur janë në zhvillim ndërtime të objekteve me interes strategjik dhe objekte tjera kapitale me interes publik.

Qëllimi kryesor i ndryshimeve të propozuara në Ligjin për shpronësim është që të specifikohet procedura për shpronësim në pjesën e trajtimit të propozimit për shpronësim.

Me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, me procedurë të shkurtuar, zbatohen rekomandimet nga Raporti nga raundi i 5-të i vlerësimit të sistemit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit të Komitetit MONEYVAL pranë Këshillit të Evropës, të miratuar në maj të vitit 2023, harmonizimin e legjislacionit të BE-së, konkluzionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut etj. 

Në rendin e ditës së kësaj seance u miratuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mediat, në lexim të parë.

Rendi i ditës u plotësua edhe me ndryshime në Ligjin për verërat dhe me Raportin Përfundimtar për auditimin e performancës me temën “Efektiviteti i masave për parandalimin e daljes së kuadrit profesional dhe arsimit të lartë”, për të cilin do të diskutohet kur të krijohen kushte për biznes, njoftoi nënkryetarja e Kuvendit të Vesna Bendevska.

Seanca do të vazhdojë në orën 19:00. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR