• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borg: Ta ruajmë dhe përforcojmë OSBE-në, diplomacia mbetet vegla më e mirë për këtë ndërhyrje

Borg: Ta ruajmë dhe përforcojmë OSBE-në, diplomacia mbetet vegla më e mirë për këtë ndërhyrje

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Multilateralizmi është në bazën e politikës së jashtme të Maltës. Duhet të përpiqemi kolektivisht ta ruajmë dhe përforcojmë OSBE-në, duke i njohur vlerat tona të ndara si nënshkruese të Aktit final të Helsinkit, porositi në fjalimin e tij në Samitin e 30-të ministror të OSBE-së në Shkup, Ian Borg, ministër i Punëve të Jashtme i Maltës, vendi i ardhshëm kryesues me Organizatën.

"T'u kthehemi parimeve dhe angazhimeve të ndara. Lejoni që sfidat t'i shndërrojmë në mundësi, në frymën e Aktit final tël Helsinkit dhe të sigurojmë trashëgimi për gjeneratat e ardhshme. Së bashku, t'i japim frymë të re Organizatës", porositi Borg.

"Është e dukshme", theksoi Borg, "se multilateralizmi po përballet me sfida, por mbetet kyç për përballje me problemet globale, nga parandalimi i konflikteve deri tek përballja me ndryshimet klimatike, sepse, ssiç theksoi, asnjë vend nuk mundet i vetëm të përballet me këto sfida dhe prandaj kyçe janë bashkëpunimi, inkluziviteti dhe përpjekjet e koordinuara në kuafdër të rregullave të vendosura.

"Si Organizatël ndodhemi në situatë komplekse dhe kritike. Dhuna, si mjet për realizim të qëllimeve nuk është në frymën e Aktit të Helsinkit dhe duhet të kthehemi në shpërshkallëzim dhe zgjidhje të qetë të kontesteve me respekt ndaj dialogut. Në frymën e Aktit të Helsinkit, nuk është, as shfrytëzimi i vetos për parandalim të OSBE-së në realizimin e qëllimeve të veta themelore. Duhet t'i kthehemi kërkimit të kompromisit, madje edhe kur e kemi të vështirë dakordimin", theksoi Borg.

Në frymën e Aktit final të Helsinkit, poroiti Borg, është bashkëpunimi me vullnetin e mirë për ndërtim të beismit, dhe që ta arrijmë atë, theksoi ai, duhet t'i ruajmë kanalet tona të komunikimit.

"Së bashku e krijuam OSBE-në si instrument për siguri, bashkëpunim dje mirëkuptim. Për mirëqenie të të gjithë njerëzve të cilëve u shërbejmë, duhet të mbijetojmë dhe ta ruajmë. Kjo është e vëhtirë, por detyrë jetëore para nesh. Diplomacia mbetet vegla më e mirë për këtë ndërhyrje", deklaroi Borg.

Malta, theksoi Borg, mbetet e përkushtuar në sigurimin e ndihmës humanitare dhe mbështetjes për Ukrainën dhe Rusia duhet tërësisht të tërhiqet nga tërë territori i saj. ab/

foto: МIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR