• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borell- Varheji: Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, por procesi zgjedhor mbetet pamjaftueshëm i rregulluar

Borell- Varheji: Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, por procesi zgjedhor mbetet pamjaftueshëm i rregulluar

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Sipas konkluzioneve paraprake të Zyrës për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut e OSBE-së (ODIHR), zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që  u zhvilluan më 8 maj kaluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell dhe Komisionerit evropian për zgjerim dhe politik të fqinjësisë, Oliver Varheji.

Borell dhe Varheji, në deklaratë të përbashkët, thonë se zgjedhjet ishin konkurruese në respektimin e lirive themelore, por theksojnë se procesi zgjedhor edhe më tej mbetet pamjaftueshëm i rregulluar.

"BE-ja e uron presidenten Siljanovska-Davkova për zgjedhjen dhe padurim pret të punojë me presidenten e re, gruan e parë në krye të shtetit në Maqedoninë e Veriut. I inkurajojmë aktorët politikë përkatës që të punojnë drejt krijimit të një parlamenti dhe një qeverie të qëndrueshme. Të dy institucionet duhet të punojnë së bashku për ë avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, përfshirë zbatimin e reformave kyçe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj", theksohet në kumtesën e Shërbimit evropian për punë të jashtme.

Theksojnë se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa vendimtare në procesin e anëtarësimit në BE dhe tani do të jetë e rëndësishme të zbatohen detyrimet e mbetura, të nevojshme për hapjen e grupit të parë në procesin e anëtarësimit.

"BE-ja dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një partneritet të fortë. Vendi është harmonizuar plotësisht me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe presim që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe të zhvillohet edhe më tej", theksohet në kumtesën.

Bashkimi Evropian vëren se misioni i përbashkët ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve i ODIHR dhe OSBE, Parlamenti Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i karakterizoi zgjedhjet e dyfishta si konkurruese, me respektimin e lirive themelore.

"Edhe pse kuadri zgjedhor e vendosi bazën për zgjedhje demokratike, disa dispozita nuk ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare, për sa i përket qasjes së barabartë në media, përgjegjësitë për financimin shtetëror dhe qasjen në mbrojtje ligjore. Ndryshimet e fundit në Kodin zgjedhor u futen me vonesë dhe nuk i pasqyruan rekomandimet e ODIHR-së", thonë nga Shërbimi evropian për punë të jashtme.

Pasi Misioni ndërkombëtar për vezhgim të zgjedhjeve do t'i lëshojë rekomandimet e tij përfundimtare për zgjedhjet e ardhshme, Bashkimi Evropian pret që të gjithë aktorët politikë, institucionet përkatëse dhe palët e interesuara të demonstrojnë përkushtimin e tyre për forcimin e demokracisë duke punuar së bashku për t'i zbatuar ato rekomandime shpejt dhe gjerësisht përpara zgjedhjeve të ardhshme. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR