• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borell: Nëse nuk jeni në tryezën e lojës gjeopolitike, do të jeni në meny

Borell: Nëse nuk jeni në tryezën e lojës gjeopolitike, do të jeni në meny

Budapest, 8 nëntor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së i Punëve të Jashtme dhe Siguri Politike, Zhozep Borel sot bëri thirrje për përforcimin e unitetit dhe sigurisë së Evropës, duke paralajmëruar se ata që nuk janë në tryezën e lojës politike, do të jenë në meny.

"Fakti që SHBA-ja kanë zgjedhur president, i cili do të ketë ide konkrete për skenarët më të rëndësishëm në botë, në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në marrëdhëniet me Kinën, kërkon që evropianët të kuptojnë qartë misionin e tyre. Ndërsa misioni i tyre, misioni më i rëndësishëm, është të ndërtojnë Evropën si një fuqi, si një entitet sovran, i aftë për të vepruar, duke mos ia lënë sigurinë tonë dikujt tjetër, sepse askush tjetër nuk do të kujdeset për sigurinë tonë", potencoi Borel.

Ai, në ditën e dytë të takimit jozyrtar të shefave të shteteve apo qeverive të BE-së në Budapest, shtoi se Unioni duhet të kujdeset për pavarësinë, sigurinë ekonomike dhe marrëdhëniet me Kinën.

"Për gjithçka nevojitet një fjalë e rëndësishme: uniteti për të ndërtuar një Evropë të fuqishme", theksoi Borel.

Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të vizitojë Ukrainën, ku do të diskutojë se si të vazhdojë mbështetja e BE-së për Kievin.

Sipas Borelit, BE-ja dëshiron të mbetet një partner i fuqishëm i SHBA-së, por se duhet të ndërtojë kapacitete të veta.

"Çfarëdo që ka ndodhur në SHBA, ne kemi interesat tona, kemi vlerat tona... Duhet të garantojmë sigurinë tonë, sigurisht duke llogaritur në NATO, por duke ndërtuar më shumë kapacitete. E qartë është se evropianët duhet të ndërtojnë sigurinë e tyre", theksoi Borel. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR