• e premte, 27 dhjetor 2024

Borell: Është e mundur marrëveshje e re bërthamore me Iranin

Borell: Është e mundur marrëveshje e re bërthamore me Iranin
Brest, 14 janar 2022 (MIA) -  Një marrëveshje e re me Iranin për kufizimin e kapaciteteve bërthamore të tij tani duket e mundur, deklaroi sot shefi i diplomacisë evropiane, duke theksuar se atmosfera në negociatat aktuale në Vjenë është përmirësuar, transmetoi DPA."Para kësaj isha pesimist, por tani mendoj se mund të arrijmë marrëveshje. Mendoj se duhet t'i përshpejtojmë gjërat", tha Borell në qytetin francez Brest."Kjo është punë me rëndësi të madhe edhe në disa javët e ardhshme, shpresoj se do të mund t'ju informojmë për rezultatet përfundimtare", shtoi ai.

QËNDRONI TË LIDHUR