• e premte, 27 shtator 2024

Boreli në Nju-Jork nikoqir në drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor

Boreli në Nju-Jork nikoqir në drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor

 Bruksel, 25 shtator 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli, sot në Nju-Jork  ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e KB-së, do t'i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në drekën tradicionale të punës, bëri të ditur Komisioni Evropian.

 "Të mërkurën, Përfaqësuesi i Lartë Boreli do të jetë nikoqir të gjashtë liderëve nga Ballkani Perëndimor në drekën tradicionale të punës", thuhet në kumtesën e Komisionit, i cili paraprakisht njoftoi aktivitetet e përfaqësuesve të BE-së në KB.

 Vitin e kaluar Boreli ishte nikoqir  edhe i takimit joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR