• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Borel në takimin ministror BE-ASEAN në Laos

Borel në takimin ministror BE-ASEAN në Laos

Bruksel, 25 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel prej sot do të qëndrojë për vizitë në Vietnam dhe Laos, ku mes tjerash do të marrë pjesë në takimin vjetor ministror mes Bashkimit Evropian dhe Asociacionit të shteteve nga Azia Juglindore (ASEAN).

Siç kumtoi Shërbimi evropian i punëve të jashtme, Borel sot qëndron në kryeqytetin vietnamez, Hanoj në varrimin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguen Fu Trong.

Nesër, megjithatë, në kryeqytetin e Laosit, Vientijan, Borel do të bashkëkryesojë me takimin ministror BE-ASEAN së bashku me ministrin filipinas të Punëve të Jashtme, Enrike Manallo.

Ëshët paraparë që në takim të shqyrtohet përparimi i arritur sipas Planit aksional BE-ASEAN për periudhën 2023-2027, ndërsa ministrat do të bisedojnë edhe për mënyrat e përforcimit shtesë të bashkëpunimit të ndërsjellë në sferën e tregtisë, luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe përforcimit të sigurisë.

Të shtunën, Borel në cilësi të përfaqësuesit të BE-së do të marrë pjesë në takimin e 31-të ministror të Forumit rajonal të ASEAN-it, me të cilin kryesues aktual është Laosi. Në takim do të këmbehen mendime për më shumë çështje rajonale dhe globale të sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Laos, është paraparë që Boreli të ketë takime bilaterale me përfaqësues të vendit nikoqir dhe të pjesëmarrësve në tubimet. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR