• e premte, 08 nëntor 2024

Borel: Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për aneksin për normalizim të marrëdhënieve

Borel: Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për aneksin për normalizim të marrëdhënieve

Ohër, 18 mars 2023 (MIA) - Pas 12 orësh arritëm marrëveshje se si të zbatohet marrëveshja e arritur më 27 shkurt ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mund të informoj se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes e cila duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, bëri të ditur sonte Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel, pas përfundimit të takimit trepalësh në Ohër.

Siç ka sqaruar ai, zbatimi i marrëveshjes nënkupton hapa praktik se çka duhet bërë, kur, kush dhe si.

Kjo, siç tha Boreli, vjen pas negociatave të gjata dhe të vështira.

“Sot kishim takime në disa formate me qëllim për të tejkaluar dallimet mes palëve", tha Boreli.

Во Охрид попладнево почна трилатералната средба на претседателот на Србија, Александар Вучиќ и премиерот на Косово, Албин Курти, со претставниците на Европската унија, високиот претставник за

Borel, siç u paralajmërua, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kanë biseduar për zbatimin e aneksit – pjesë përbërëse e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së së bashku me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak paraditen e sotme fillimisht kanë pasur takime të ndara me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bisedimet në Ohër midis përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe Serbisë e Kosovës kanë zgjatur rreth 12 orë.

Epilogun nga takimi në vilën "Biljana" në Ohër e kanë pritur më shumë se 200 gazetarë nga vendi, Kosova e Serbia dhe gazetarë të huaj.

QËNDRONI TË LIDHUR