• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borel: Javën e ardhshme do të paguajmë këstin e parë të ndihmës për Ukrainën nga mjetet e ngrira ruse

Borel: Javën e ardhshme do të paguajmë këstin e parë të ndihmës për Ukrainën nga mjetet e ngrira ruse

Bruksel, 24 qershor 2024 (MIA) – Në tryezën e takimit të sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili do të jetë i gjatë, intensiv dhe i vështirë, si gjithmonë e para do të jetë Ukraina, pastaj situata në Gazë dhe në Lindjen e Afëtz, si dhe zhvillimet në Gjeorgji, paralajmëroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel para fillimit të takimit të mbajtur në Luksemburg.

Sipas Borelit, në konferencën e paqes për Ukrainën në Zvicër, presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj duke udhëtuar në Korenë e Veriut dhe vende të tjera ku mund të merrte armë, duke treguar se ai po përgatitej për një luftë të gjatë.

“Nga ana jonë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë në rrugën diplomatike të përcaktuar në samitin në Zvicër, por duhet të rrisim edhe mbështetjen tonë për Ukrainën”, theksoi Borel, duke shtuar se për këtë qëllim duhet të përdoret interesi nga mjetet e ngrira ruse, nga të cilat i pari këst prej 2.5 miliardë dollarësh do të paguhet javën e ardhshme dhe i dyti "disa muaj më vonë".

Ai theksoi se duhet të respektohet procedura ligjore për përdorimin e këtyre fondeve në mënyrë që procesi të mos bllokohet, duke kujtuar se janë gjashtë vendime ligjore të BE-së që nuk mund të zbatohen për shkak të kundërshtimit të një shteti anëtar dhe nuk duhet lejuar që të ndodhë një gjë e tillë edhe për përdorimin e mjeteve të ngrira ruse.

"Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë dhe ajo ka nevojë për atë ndihmë tani, para verës. Shpresoj se ministrat do të mbështesin propozimin për të rritur këtë mbështetje duke përdorur mjetet e ngrira ruse, thekson Borel, duke shtuar se ato mjete nuk do të përfundojnë në xhepin e tij, por do të përdoren për mbështetjen ushtarake të Ukrainës.

Në lidhje me Lindjen e Afërt, Borel theksoi se si rezultat i përshkallëzimit të situatës në Gazë, bëhet e pamundur të sigurohet dërgimi i ndihmave humanitare për civilët në Rripin e Gazës.

"Ndihma është bllokuar në kufi. Disa nga produktet do të duhet të shkatërrohen, pasi nuk janë më të përdorshme. Dhe nuk është vetëm dëmi financiar, por edhe fakti që ndihmat nuk mund të shpërndahen për shkak të mungesës së organizimit", shtoi Borel.

Ai theksoi se BE-ja edhe më tej e mbështet planin e presidentit amerikan Xho Bajden për ndërprerjen e konfliktit në Gazë, por siç theksoi, zbatimi i tij është i pamundur për shkak të mungesës së vullnetit  për të nga të dyja palët, si nga Izraeli ashtu edhe nga Hamasi.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim ide të tilla, sepse kemi nevojë për një armëpushim, i cili do të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gazë", deklaroi Borel.

Sipas tij, rreziku i zgjerimit të konfliktit nga Gaza në Liban dhe pjesë të tjera të rajonit po rritet çdo ditë, ndaj duhet të mbështeten përpjekjet ndërkombëtare për armëpushim.

Ai paralajmëroi se edhe ministrave do t'u dorëzohet analizë për marrëdhëniet e BE-së "me Izraelin dhe Palestinën", në mënyrë që ata ta shqyrtojnë atë dhe të shohin se çfarë mund të bëjnë për të rritur presionin tek të dyja palët.

Borel shtoi se në takim do të diskutohet edhe situata në Gjeorgji, duke thënë se nëse autoritetet gjeorgjiane duan të mbajnë derën e hapur për anëtarësimin e vendit në BE, do të duhet të largohen nga rruga në të cilën janë tani ose përndryshe ajo derë do të mbyllje, pasojat e të cilave do të përballohen nga qytetarët e Gjeorgjisë.

Ndryshe do të diskutohet edhe për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, në të cilën pjesë të seancës do të jenë të pranishëm edhe krerët e diplomacisë së vendeve të rajonit, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. ls/

Foto: Skrinshot 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR