Borel e publikoi raportin vjetor për gjendjen me të drejtat e njeriut në vitin 2023
- Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel e publikoi raportin vjetor për gjendjen me të drejtat e njeriut dhe demokracinë në botë për vitin 2023, duke theksuar se BE-ja ka mbetur e fuqishme në përkushtimin e vet për përkrahje dhe avancim të të drejtave të njeriut dhe demokracinë në vitin e kaluar.
- Post By Besnik Shuki
- 08:25, 30 maj, 2024
Bruksel, 30 maj 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel e publikoi raportin vjetor për gjendjen me të drejtat e njeriut dhe demokracinë në botë për vitin 2023, duke theksuar se BE-ja ka mbetur e fuqishme në përkushtimin e vet për përkrahje dhe avancim të të drejtave të njeriut dhe demokracinë në vitin e kaluar.
"Këtë vit shënohen 75 vjet nga Deklarata universale për të drejtat e njeriut, dokument fundamental, i cili e hap rrugën për ligjin për të drejtat e njeriut, që bota e njeh sot", tha Borel në parafjalimin e raportit, të publikuar në ueb-faqen e Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAC).
Ai shtoi se "raporti, në peisazh më kompleks gjeopolitik, të dhënuar me sfida të papara, shërben si pasqyrë gjithëpërfshirëse të përpjekjeve dhe arritjeve të BE-së, si dhe të sfidave me të cilat ballafaqohet në nxitjen e botës, ku të drejtat e njeriut respektohen dhe përkrahen parimet demokratike". bsh/
Foto: EPA