• e enjte, 26 dhjetor 2024

Borel bisedoi me Kurtin dhe Vuçiqin

Borel bisedoi me Kurtin dhe Vuçiqin

Bruksel, 24 shtator 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politkë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell sot bisedoi në telefon me kryeministrin e Kosovës, Abin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Përfaqësuesi i lartë Borell shprehi keqardhje për familjen, kolegët dhe më të afërmit e policit i cili u vra gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa policëve të plagosur u dëshiroi rikuperim të shpejtë, kumtoi zyra e Borellit.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së më se ashpër e dënoi "agresionin e sotëm" dhe e përsëriti thirrjen e tij drejtuar sulmuesve që menjëherë të dorëzohen dhe t'i lirojnë pelegrinët në manastirin Banjska, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për kthim të qetësisë dhe stabilitetit.

EULEKS-i po e ndjekë situatën në terren dhe është i gatshëm t'i mbështesë insntitucionet e Kosovës në mirëmbajtjen e stabilitetit dhe sigurimin e të gjitha bashkësive të saj, në pajtim me mandatin e tij dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe NATO-n, thuhet në kumtesë.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën në terren është në kontakt të afërt me autoritetet, shtohet në dokument.

Hollësi të tjera nuk kumtohen. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR