• e premte, 27 dhjetor 2024

Borel: BE-ja dënon fuqishëm ekzekutimin e opozitarëve në Mianmar

Borel: BE-ja  dënon fuqishëm ekzekutimin e opozitarëve në Mianmar
Bruksel, 25 korrik 2022 (MIA) – Një ish-deputet i opozitës dhe tre aktivistë u ekzekutuan në Mianmar janë ekzekutuar,  Bashkimi Evropian  konsideron  se ky është edhe një hap tjetër drejt rrëzimit të shtetit ligjor në Mianmar, ku sundon junta, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Autoritetet në Mianmar kumtuan sot se këta katër persona të njohur si aktivistë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut u ekzekutuan pasi gjykata  u shqiptoi dënim me vdekje. Në emër të Bashkimit Evropian u prononcua përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme, Zhosep Boreli, i cili këto ekzekutime i quajti të motivuara politikisht. "Këto ekzekutime të motivuara politikisht paraqesin një hap tjetër drejt rrëzimit të plotë të shtetit të së drejtës dhe shkeljes brutale shtesë të të drejtave të njeriut në Mianmar. Katër personat janë të burgosurit e parë që ekzekutohen pas tre dekadash, një hap që është krejtësisht në kundërshtim me trendin botëror të heqjes së dënimit me vdekje si një dënim jonjerëzor, mizor dhe të pakthyeshëm që shkel të drejtën e patjetërsueshme të jetës, tha Boreli. Bashkimi Evropian me këtë rast sërish  shpreh  se kundërshton dënimin me vdekje kudo në botë. Për BE-në, këto ekzekutime janë dëshmi se junta në Mianmar "nuk ka respekt për jetën dhe dinjitetin e njerëzve që duhet t'i mbrojë". "Kjo vetëm në mënyrë shtesë do ta ashpërsojë polarizimin, dhunën dhe situatën dramatike humanitare në Mianmar", deklaroi shefi i diplomacisë së BE-së. BE-ja shprehu mbështetje për popullin e Mianmarit dhe dëshirën e tij për liri. “I bëjmë thirrje regjimit ushtarak që t'i japë fund dhunës pa vonesë dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm pa kushte të të gjithë atyre që janë arrestuar në mënyrë arbitrare, dhe kthimin në rrugën demokratike", shtoi Boreli. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR