• e martë, 24 dhjetor 2024

Këshilli qendror i LSDM-së në mbledhje duhet të përcaktojë rregullat për procedurën për zgjedhjet brendapartiake

Këshilli qendror i LSDM-së në mbledhje duhet të përcaktojë rregullat për procedurën për zgjedhjet brendapartiake

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Bordi qendror i LSDM-së sonte mban seancë në të cilën duhet të miratojë Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe afatin për zhvillimin e zgjedhjeve brendapartiake më 30 qershor.

Bordi ekzekutiv i LSDM-së në seancën e mbajtur më 27 maj ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brendapartiake për kryetar të LSDM-së pas dorëheqjes nga funksioni të kryetarit Dimitar Kovaçevski.

"Sipas afateve në Statutin e partisë do të ketë një periudhë të mjaftueshme për përgatitjen e kandidaturave dhe programeve, paraqitjen e kandidatëve në anëtarësi dhe regjistrimin aktiv", njoftojnë nga LSDM-ja.

Para mbledhjes së Bordit qendror të LSDM-së, deputetja aktuale dhe ish-ministre e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka shpallur kandidaturën e saj për lidere të ardhshme të LSDM-së.

"Do të kandidojë për kryetare të LSDM-së", deklaroi Petrovska për TV 24.

Si kandidat të mundshëm për kryetar të LSDM-së përmenden drejtorët aktual të Zonave zhvillimore teknologjiko-industriale dhe doganës, Jovan Despotovski dhe Stefan Bogoev, si dhe ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR