• e martë, 24 dhjetor 2024

Bordi i Akreditimit: Fakulteti i shkencave shëndetësore në Strugë nuk do të fillojë të punojë derisa të përmbushen kërkesat ligjore

Bordi i Akreditimit: Fakulteti i shkencave shëndetësore në Strugë nuk do të fillojë të punojë derisa të përmbushen kërkesat ligjore

14 qershor 2024

Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë: Asnjë student nuk do të regjistrohet në Fakultetin e shkencave shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, nuk do të studiohet dhe nuk do të fillojë të punojë derisa të përmbushen kërkesat ligjore për akreditimin e ciklit të parë të studimeve profesionale për infermiere të përgjithshme dhe studime të kujdesit shëndetësor

Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë informon publikun për si vijon:

1. Vendimi për dhënien e aprovimit për themelimin e Fakultetit të shkencave shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës u miratua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 9 prill të vitit 2024, të publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 86 më 15.04. të vitit 2024.

2. Asnjë student nuk do të regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës dhe nuk do të studiohet derisa të plotësohen kërkesat ligjore për akreditimin e programeve të studimit, të cilat sipas Ligjit për Arsimin e Lartë janë pjesë thelbësore që një institucion i arsimit të lartë të fillojë të punojë.

3. “Programi i parë i dorëzuar studimor për kujdesin shëndetësor (infermier/teknik mjekësor) i paraqitur nga Fakulteti i Kujdesit Shëndetësor në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në seancën e Këshillit për Akreditim të Arsimit të Lartë më 06.06. të vitit 2024, ËSHTË REFUZUAR, gjegjësisht është marrë vendim që nuk e akrediton programin studimor për infermier/teknik mjekësor, sepse nuk i plotëson kushtet ligjore.”

4. Sipas Ligjit për Arsimin e Lartë dhe akteve nënligjore të Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë, pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për dhënien e aprovimit për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës dhe Projektit të dorëzuar për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore, Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë ishte i detyruar të formojë komision profesional ekspertësh për shkencat mjekësore (komision prej tre profesorëve universitarë, dy prej të cilëve ishin profesorë me kohë të plotë në

Fakultetin e Mjekësisë - Shkup në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi”- Shkup dhe një profesor me kohë të plotë nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës) për vlerësimin e Projektit me shkrim, për të cilin parashtroi dy Raporte sipas të cilave u zhvillua procedura e Bordit.

5. Kushtet për fillimin e punës së Fakultetit të Shkencave të Shëndetit në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë vlerësohen vetëm nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komisioni i themeluar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.

6. Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës nuk do të regjistrojë studentë, sepse Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës për të filluar punën, është e nevojshme të akreditohen individualisht programet e studimit për ciklin e parë të studimeve profesionale për infermiere të përgjithshme dhe studime të kujdesit shëndetësor në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë.

7. Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë nuk akreditoi të gjitha Elaboratet e tjera për programe studimore në fusha të tjera të fakulteteve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës të parashtruara në vitin 2024, respektivisht ato u refuzuan nga Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR