Borë bie në Kodër të Diellit dhe në Strazhë dhe Mavrovë, mjegull në Pletvar
- Borë e dobët bie në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë dhe Mavrovë, ndërsa është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës deri në 50 metra në Pletvar, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:53, 5 dhjetor, 2024
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Borë e dobët bie në Kodrën e Diellit dhe në Strazhë dhe Mavrovë, ndërsa është ulur dukshmëria për shkak të mjegullës deri në 50 metra në Pletvar, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: Arkivi i MIA-s