• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bomgartner: Rruga që duhet ndjekur është ajo drejt BE-së

Bomgartner: Rruga që duhet ndjekur është ajo drejt BE-së

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Ambasadori francez Siril Bomgartner sonte në shënimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Francës dhe Maqedonisë së Veriut porositi se rruga të cilën duhet ndjekur është ajo drejt Bashkimit Evropian.

"Rruga që duhet ndjekur është ajo drejt Unionit, ku Ju presim, ku shpresojmë në Ju, ku Ju dëshirojmë", tha Bomgartner në gjuhën maqedonase. 

Propozimi francez, siç tha, nuk është i përkryer, por është më i miri i mundshëm. 

"Si çdo kompromis dhe si vetë jeta, ky propozim nuk është i përkryer. Por ai është më i miri i mundshëm. Ai që është në tryezë dhe që duke respektuar identitetin maqedonas rihap perspektivat evropiane të vendit. Në korrik të vitit të kaluar u mbajt konferenca ndërqeveritare e cila u prit 15 vjet", tha ndër të tjera Bomgartner në fjalimin e tij në shënimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR