• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bomgartner: Nëse deri në fund të vitit nuk ka ndryshime kushtetuese, vendi nuk do të mund t'i qaset fazës së ardhshme të anëtarësimit në BE

Bomgartner: Nëse deri në fund të vitit nuk ka ndryshime kushtetuese, vendi nuk do të mund t'i qaset fazës së ardhshme të anëtarësimit në BE

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Ambasadori francez, Siril Bomgartner deklaroi se nëse deri në fund të vitit nuk u qasemi ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut nuk do të mund të kalojë në fazën e ardhshme të anëtarësimit në BE.

"Kjo do të thotë se në atë moment rrezikojmë të përballemi me bllokadë dhe duhet të kihet parasysh se ndodhemi në moment të një politike të përshpejtuar të zgjerimit dhe përveç Maqedonisë së Veriut ka edhe vendetë tjera kandidate të interesuara. Ky është shkaku për të cilin keni numër të madh të ministrave dhe përfaqësues të autoriteteve, të cilët udhëtojnë, posaçërisht vijnë për vizitë këtu, vitin e kaluar dhe këtë vit, për ta bartur porosinë e njejtë. Ekziston një momentum evropian, dhe ai nuk duhet humbur", deklaroi ambasadori francez Bomgartner për emisionin Triling në TV 24.

Ai theksoi se një numër i madh, siç thotë, i personave evropianë me përgjegjësi politike e vizituan Shkupin në muajt e fundit, për të përkujtuar dhe për të cekur se zgjidhja që ishte negociuar dhe miratuar edhe sot e mbështesin të gjithë evropianët dhe të gjithë institucionet evropiane, dhe të gjitha shtetet - anëtare të BE-së, është zgjidhja më e mirë dhe nuk ka zëvendësim për të.

"Dhe këtu nuk bëhet fjalë për t'u ndryshuar formulimi për të cilin është arritur konsensus evropian, por ajo është mënyrë dhe se në përgjithësi nuk ekziston hapësirë për imponim të kushteve të reja", potencoi Bomgartner.

Sipas tij, druajtjet se pakoja franceze çon drejt rrezikimit të gjuhës, identitetit, gjuhës maqedonase, identitetit, fare nuk janë të bazuara.

"Unë i dëgjova ato, por edhe njëherë do të them se nëse shohim racionalisht ndaj gjendjeve, do të themi se nuk ka kurfarë shkaku që ato druajtje të ekzistojnë. Sa i përket gjuhës, formula e cila negociohej është mjaft e qartë, ajo parasheh njohje të gjuhës maqedonase pa kurfarë kushti, pa kurfarë vërejtje, dhe kurfarë kushtëzime të tjera", thotë Bomgartner. ab/

FOTO: Triling

QËNDRONI TË LIDHUR