• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Boki 13 me kallëzime penale kundër shumë ish funksionarëve dhe personave nga gjyqësori

Boki 13 me kallëzime penale kundër shumë ish funksionarëve dhe personave nga gjyqësori

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Bojan Jovanovski - Boki 13 ka ngritur kallëzime penale kundër shumë ish funksionarëve, drejtorëve të emëruar, persona të cilët kryenin funksione publike, gjykatës dhe prokurorë.

Siç deklaroi ai pas marrjes së sotme në pyetje në Prokurorinë Publike, kallëzimet penale janë pjesë e operacionit penal - juridik "Bumerang".

"Bëhet fjalë për kallëzime penale të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe autorizimit, parregullsi dhe mashtrime në zgjedhje, financim të jashtëligjshëm të partisë politike, keqpërdorim të furnizimeve dhe mjeteve publike, shumë vepra penale për të cilat janë ngritur padi penale", tha Jovanovski.

Ai plotësoi se është ngritur kallëzim penal dhe kundër ish shefes së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe zbatim të torturës, kundër të gjithë sekretarëve të përgjithshëm të LSDM-së, si dhe kundër ish kryetarit të partisë dhe kryeministër, Zoran Zaev, për të cilin tha se është gati në të gjitha kallëzimet. 

Avokati i tij, Vladimir Tufekxhiq, sqaroi se dëshmitë janë në formë të porosive elektronike të cilat Bojan Jovanovski do t'i sqarojë edhe në formë të shkruar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR