• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Boki 13 i hodhi poshtë pretendimet për rrezikim të sigurisë, ndjekje dhe raportim të rremë

Boki 13 i hodhi poshtë pretendimet për rrezikim të sigurisë, ndjekje dhe raportim të rremë

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Bojan Jovanovski - Boki 13 i hodhi poshtë pretendimet për rrezikim të sigurisë, ndjekje dhe raportim të rremë. Siç informoi pas bisedës së sotme informative në stacionin policor në Kisella Vodë, iniciues është Zoran Milevski - Kiçeec, ndërsa qëllimi është të kryhet presion. 

Jovanovski tha se Kiçeec është njeriu që ka gabuar para ligjit, ndërsa nuk është përgjigjur për këtë dhe reagimi i tij është i pritshëm. Siç tha "ky është fillimi i një beteje dhe zgjidhje përfundimtare me një bandë të tërë kriminale".

"Nuk e kam paraqitur unë Zoran Mileskin në profilin tim të Fejsbukut për t'u denoncuar se kam raportuar rrejshëm vepër penale. Përkundrazi, Zoran Mileski Kiçeec është pjesë e kallëzimeve të mia penale për vepra penale që ka kryer i njëjti për të cilat unë kam të dhëna - prova që i ka kryer, por kjo do të jetë lëndë para prokurorit publik në procedurë tjetër dhe jo në këtë formë, ndërsa këtë e konsideroj si presion të drejtpërdrejtë sepse ndodhi dje kur pothuajse i gjithë vendi e dinte që unë kisha një paraqitje publike, intervistë të paralajmëruar ku parashtruesi i rastit Zoran Mileski Kiçeec ishte njëri nga personat për të cilët kam folur", tha Jovanovski.

Sipas avokatit të Jovanovskit, Vladimir Tufekxhiq, pretendimet e Kiçecit janë të pabaza, ndërsa për denoncimin e rremë pret përgjegjësi.

"I hedh poshtë të gjitha pretendimet, pasi konsideroj se nuk ekzistojnë baza ligjore për procedim të mëtejshëm. Kemi nënshkruar procesverbal dhe mund të them se vetë ngjarja është e një lloji të tillë që realisht mendoj se organet duhet të ndërmarrin masa dhe aktivitete në drejtim të zhvillimit të procedurës për kallëzim të rremë ndaj denoncuesit, sepse ai që e di se dikush nuk ka kryer një vepër penale dhe e denoncon gjithashtu i nënshtrohet përgjegjësisë penale", tha Tufekxhiq. 

Raportimi i referohet statusit të Jovanovskit në Fejsbuk ku ai përmend dy njerëz të afërt të Kiçeecit që e kërcënojnë dhe i bëjnë presion me qëllim që të anulojë paraqitjen e tij të dytë në podkastin e Stefan Lazarovit.

Zoran Mileski Kiçeec dhe Bojan Jovanovski ishin akuzuar për rastin "Reket", ku si e akuzuar ishte edhe ish prokurorja speciale Katica Janeva. 

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR