• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Boka: BE-ja t'i japë impuls të ri procesit të integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor

Boka: BE-ja t'i japë impuls të ri procesit të integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor

Bruksel, 25 shtator 2024 (MIA) - Një prej prioriteteve kyçe të kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së është të zhvillojmë politikë të balancuar dhe kredibile të zgjerimit, të bazuar në merita dhe t'i japim impuls të ri procesit të integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke pranuar se Unioni nuk është i plotë pa inkuadrimin e tyre, porositi ministri hungarez për çështje evropiane, Janosh Boka.

Temë kryesore e takimit të GAK-së, ku mori pjesë edhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ishte Raporti i Komisionit evropian për sundimin e së drejtës për vitin 2024, me të cilin këtë vit krahas vendeve anëtare të BE-së, për herë të parë u përfshinë edhe katër shtete nga Ballkani Perëndimor të përfshira në procesin inkuadrues - Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.

Në debatin i cili përfshiu katër sfera kyçe - sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, pluralizmin mediatik dhe lirinë e mediumeve dhe çështjet institucionale lidhur me mekanizmat kontrollues, ministrat e përshëndetën përparimin e përgjithsëm të mirë në përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit dhe përfshirjen e veneve kandidate në raportin e këtij viti.

Krahas për gjendjet në katër vendet kandidate për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor, ministrat për çështje evropiane të anëtareve të BE-së, si pjesë e dialogut të sivjetmë të Këshillit për sundim të së drejtës, diskutuan edhe për gjendjet e prëgjithshme lidhur me sundimin e së drejtës në Union, në bazë të Raportit të Komisionit. Pjesëmarrësit e takimit të GAK-së vlerësuan edhe se është me rëndësi të vazhdohet dialogu me respektim të plotë të parimeve të objektivitetit, mosdiskriminimit dhe trajtimi i drejtë i të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Në pjesën e kompetencave të GAK-së, kryesimi hungarez do të vazhdojë me aktivitete drejt zbatimit të Agjendës strategjike, përforcimit të sundimit të së drejtës, transparencës, integritetit dhe rezistencës demokratike, krijimit të së ardhmes së Evropës, zgjerimit të Unionit, luftën kundër antisemitizmit, përforcimit tl marrëdhënieve të BE-së me Britnainë e Madhe dhe Zvicrën dhe arritja e marrëvehsjeve për asociim me Andorën dhe San Marinon.

Në mbledhje filluan edhe përgatitjet për Samitin e BE-së të paraparë për më 17 dhe 18 tetor 2024, me diskutim për propozim-rendin e ditës për takimin e shefave të shteteve apo qeverive të anëtareve të Unionit.

Sipas agjendës fillestare, liderët e BE-së do të flasin për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe për situatën në Lindjen e Afërt, ndërsa do të bëjnë edhe këmbim të parë për raportin e ish-kryeministrit italian Mario Dragi për të ardhmen e konkurrencës evropiane.

Temat e tjera të Samitit janë të lidhur me emigracionin, sigurinë dhe mbrojtjen, përgatitjet për samitet për ndryshime klimatike KOP29 dhe për llojllojshmërinë biologjike KOP16, si dhe për ngjarjet në GVjeorgji dhe Moldavi. ab/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR