• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bok 13 ankohet për "torturë të paharruar nga ana e Gjykatës themelore penale Shkup"

Bok 13 ankohet për

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Bojan Jovamovski, i njohur në opinion si Boki 13, i cili po vuan dënimin në burgun "Idrizovë", në kumtesë me shkrim dërguar mediumeve, reagon se ndaj tij po bëhet "torturë e paharruar nga ana e Gjykatës themelore penale Shkup".

Ekipi juridik i Jovanovskit, në kumtesë drejtuar mediumeve ndan edhe dokumentacion mjekësor me të cilin, siç thotjë, dëshmohet se në burgun "Idrizovë", ku ndodhet në vuajtje të dënimit, është kthyer me lukth të metaplazuar, gjendje parakancerogjene dhe në gjendje të keqe shëndetësore.

"E informoj opinionin se ndaj meje po bëhet torturë e paharruar nga ana e Gjykatës themelore penale Shkup, ku kisha kërkesë për ndërprerje të vuajtjes së dënimit me burg për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të karakterit me rrezik për jetë. Në vend të vendimit ligjor të bazuar në dëshmi, mora vendim gjyqësor për të cilin shpreh dyshim të bazuar se është i falsifikuar dhe antidatuar nën urdhër të drejtpërdrejtë nga ana e kryetarit të Gjykatës theme,lore penale Ivan Xholev", thuhet në kumtesën nga Jovanovski.

Jovanovski, gjithashtu, cekë se për tërë këtë janë njoftuar me kërkesa të posaçme dhe inicuar procedura, udhëheqësi i PTHP për NKOK Islam Abazi, Ambasadorja e SHBA-së, Këshilli gjyqësor, Gjykata ndërkombëtare për të drejta të njeriut në Strazburg dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe vendore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR