• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor

Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor

Kavadar, 2 maj 2024 (MIA) - Njësitë e Punëve të Brendshme të Negotinës dhe Kavadarit janë të gatshëm për zgjedhjet e tetë majit, ndërsa qytetarët nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor, të raportojnë të njëjtat, theksoi sot zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev i cili së bashku me drejtorin e DSP-së, Sasho Tasevski ishin për vizitë pune në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme. 

Ata zhvilluan takime me kryesitë e departamenteve për Punë të Brendshme në Negotinë dhe Kavadar, në kuadër të një sërë vizitash në të gjithë sektorët në mbarë vendin.

Nga ana e drejtuesve të këtyre njësive organizative, theksoi Bojmacaliev, është njoftuar për rezultatet e arritura në tre muajt e fundit të këtij viti, si dhe kanë vlerësuar gjendjen e favorshme të sigurisë.

Njëkohësisht, ai theksoi se janë të gatshëm për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, në drejtim të kryerjes profesionale të përgjegjësive të tyre.

“Më lejoni t'i përgëzoj kolegët nga SPB Veles për organizimin dhe koordinimin e shkëlqyer në lidhje me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 me bindjen se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të cilat do të mbahen më 8 maj, të mërkurën, do të vazhdojnë me realizimin profesional të angazhimeve të punës së policisë për të garantuar një proces zgjedhor demokratik. Edhe një herë policia e Maqedonisë duhet të tregojë dhe të dëshmojë në veprim se është këtu që qytetarët ta shprehin votën e tyre lirshëm, pa presion dhe shantazh nga askush", tha Bojmacaliev. 

Në disa sektorë, shtoi ai, sipas informacioneve të shtabit operativ të MPB-së, do të bëhet një riorganizim me prani e shtuar e policisë në ato vende ditën e zgjedhjeve.

Bojmacaliev ka theksuar se mjetet për bonus për paga janë siguruar dhe do të paguhen pas përfundimit të Qeverisë teknike, në shumë prej 36.000 denarëve. 

"Çdo vit me rritje të pagës minimale rritej edhe paga në polici, këtë vit nuk u rrit për shkak të zgjedhjeve të shpallura, por në koordinim me sindikatat e policisë së Maqedonisë, të gjitha dokumentet tani më janë nënshkruar, kur ekziston mundësia ligjore që paga e nëpunësve policorë të rritet me 10%. Me atë rritje dhe rritjet nga periudha 2017 deri 2023 prej 35%, rritja totale do të jetë 45%", thekson ai. qa/

Foto: MIA dhe MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR