• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Po mbërrijnë edhe 400.000 formularë për letërnjoftime

Bojmacaliev: Po mbërrijnë edhe 400.000 formularë për letërnjoftime

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev nga Resnja infomroi se sot mbërrijnë  400.000 formularë për letërnjoftime dhe se proceset në atë pjesë po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë.

Siç theksohet në kumtesën e MPB-së,  Bojmacaliev theksoi se  ishte informuar nga Shërbimet Administrative në Ministrinë e Punëve të Brendshme në nivel shtetëror, se problemi me miratimin e dokumenteve personale ende nuk është zgjidhur nga kabineti i ministrit.

 "Numri i dokumenteve të pamiratuara arrin mbi 50.000 dhe gjatë ditës së sotme do të dërgoj edhe një letër për takim me kryesinë e shërbimeve administrative dhe ministrin Toshkovski për të tejkaluar këtë problem", theksoi Bojmacaliev.

 Bojmacaliev dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski sot i  vizituan edhe objektet e rikonstruktuara të shërbimeve administrative të këtij njësiti organizativ. Rikonstruksioni i plotë i NJPB Resnjë, siç bëri të ditur MPB,  ka kushtuar 12.800.000 denarë.

 Foto: MPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR