• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bojmacaliev për vizitë në SPB-Shtip dhe NJPB Sveti Nikollë,

Bojmacaliev për vizitë në SPB-Shtip dhe NJPB Sveti Nikollë,

Sveti Nikollë, 15 prill 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, sot (15.04.2024) realizuan takime pune me udhëheqësitë e SPB Shtip dhe NJPB Sveti Nikollë, në kuadër të një sërë vizitash në sektorët e punëve të brendshme në të gjithë shtetin, me qëllim këqyrjen e punës së bërë në tremujorin e parë të vitit 2024.

Në të njëjtën kohë, Bojmacaliev vizitoi shërbimet administrative, kurse janë prezantuar edhe pajisjet në fushën e sigurisë në trafik. 

“Në këto takime u informova se gjendja e sigurisë në këtë zonë është stabile dhe e qetë. Nga numri i përgjithshëm i krimeve, nga autorë të njohur dhe të panjohur, gjatë hetimeve është arritur efikasitet prej 40%, ndërsa përqindja e krimeve të zbardhura është 71%. Në fushën e krimit të përgjithshëm ka pasur një rënie prej 11%. Në rastin e krimeve të kryera nga autorë të njohur dhe të panjohur, vërejmë një rënie prej 21%, me një efikasitet të arritur prej 37%, ndërsa 64% e totalit të krimeve të denoncuara janë zbardhur. Sa i përket krimeve në fushën e krimit ekonomik, shënojmë një rritje prej 67%, për të cilat janë ngritur 20 kallëzime penale për 43 autorë. Në fushën e tregtisë së paligjshme, gjatë tremujorit të parë të vitit 2024 janë evidentuar 33 vepra penale, për të cilat janë ngritur 29 kallëzime penale për 30 autorë. Nga masat e ndërmarra në sferën e tregtisë së paligjshme me drogë nga ana e SPB Shtip në tremujorin e parë të vitit 2024, në kuadër të AO “Hidra”, janë ngritur 12 kallëzime penale për 14 vepra penale ndaj 13 personave, 23 persona janë privuar nga liria, janë bastisur 24 lokacione, gjatë së cilave droga është gjetur në pesë lokacione”, tha Bojmacaliev. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se janë përmirësuar kushtet e punës në objektet policore në rajonin e SPB Shtip.

 

 

 

“Në pjesën e objekteve të rikonstruktuara në territorin e SPB Shtip, gjatë gjashtë viteve të fundit janë rikonstruktuar tetë objekte, duke përfshirë objektin të cilin e kemi vizituar sot NJPB Sveti Nikollë, SPB Probishtip, SP për SKRR Shtip, SP Makedonska Kamenicë, NJPB Koçanë, SPB Vinicë, NJPB Berovë dhe NJPB Dellçevë, për të cilat kemi ndarë mbi 90 milionë denarë nga Buxheti i MPB-së, ndërsa gjatë ndërtimit janë zbatuar masa për efikasitet më të madh energjetik në të gjitha objektet, duke siguruar kursim më të madh të energjisë si dhe mbrojtje të mjedisit", tha Bojmacaliev, me bindje se kolegët nga SPB Shtip do të vazhdojnë me intensitet të pandërprerë në punën e policisë, me qëllim të ruajtjes së një situate të favorshme të sigurisë dhe garantimin e procesit zgjedhor të drejtë dhe demokratik i cili na pret në periudhën e ardhshme. ls/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR