• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bojmacaliev: NJPB Gjorçe Petrov me 50% të realizimit të krimeve sipas detyrës zyrtare

Bojmacaliev: NJPB Gjorçe Petrov me 50% të realizimit të krimeve sipas detyrës zyrtare

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot (14.03.2024) ka mbajtur takim pune me kryesinë e Njësisë së Punëve të Brendshme Gjorçe Petrov pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, në kuadër të një sërë vizitave në njësitet organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbarë vendin, me qëllim që të shqyrtimit se çfarë është bërë si dhe të shënohen aktivitetet e ardhshme, njofton MPB-ja.

Stacioni Policor në Gjorçe Petrov është pjesë e planit për përmirësimin cilësor të kushteve të punës për të punësuarit, si objekt i ri i cili është lëshuar në përdorim në fund të vitit 2017 nga ish-ministri Spasovski, i cili ka përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës të punonjësve.

"Në kuadër të planit për përmirësimin material dhe teknik të kushteve dhe mjeteve të punës janë edhe 80 objektet policore të rindërtuara tërësisht në mbarë vendin, si dhe është duke u rikonstruktuar komplet Qendra e Trajnimeve në Idrizovë dhe Shërbimet Administrative në RTVM, si dhe godina e re e Stacionit Policor Aerodrom", theksohet në kumtesë.

Njëkohësisht, rreth tre muaj më parë janë promovuar 20 furgonë të destinuarë për SPB Shkup, një pjesë e të cilave i janë dorëzuar NJPB Gjorçe Petrov, me qëllim modernizimin e pajisjeve të policisë në këtë rajon.

Nga udhëheqësia e NJPB Gjorçe Petrov, Bojmacaliev u informua për situatën e favorshme të sigurisë në zonën nën juridiksionin e këtij njësiti organizatie, si dhe për rezultatet në dy muajt e vitit 2024.

“Në territorin e NJPB Gjorçe Petrov gjatë muajit janar dhe shkurt të vitit 2024 janë evidentuar 103 vepra penale sipas detyrës zyrtare ose 15 për qind e veprave penale të regjistruara sipas detyrës zyrtare të SPB Shkup. Sipas strukturës së kriminalitetit, shumica e tyre janë për vjedhje të rënda, rrezikim të sigurisë në trafik, si dhe për mashtrime dhe plaçkitje”, tha Bojmacaliev.

Njëkohësisht ai ka informuar edhe për realizimin e veprave penale. “Për këta dy muaj të këtij viti janë realizuar gjithsej 48 vepra penale, kundër 35 autorëve, për të cilat janë parashtruar 43 kallëzime penale, ose kjo do të thotë se janë realizuar 50 për qind e krimeve”, tha Bojmacaliev, me bindjen se nëpunësit policorë të këtij njësiti organizativ do të vazhdojnë me ritëm të intensifikuar në zbardhjen e veprave penale. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR