• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Nga viti 2017 deri më vitin 2023 Departamenti i Policisë Kriminalistike ka sekuestruar drogë në vlerë prej 426 milionë euro

Bojmacaliev: Nga viti 2017 deri më vitin 2023 Departamenti i Policisë Kriminalistike ka sekuestruar drogë në vlerë prej 426 milionë euro

Shkup, 26 mars 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, sot (26.03.2024), vizitoi Departamentin e Policisë Kriminalistike, ku pati një takim me udhëheqësinë e këtij njësiti organizativ, me qëllim të përmbledhjes së rezultateve të periudhës së kaluar, kumtuan nga MPB-ja.

Bojmacaliev u informua për punën e Departamentit për Tregti të Kundërligjshme të Drogës, Armëve dhe Materieve të Rrezikshme dhe Sektorit për Kriminalitet të Përgjithshëm dhe të Dhunshme në kuadër të këtij Departamenti. Sektori për Tregti të Kundërligjshme të Drogës, Armëve dhe Materieve të Rrezikshme, në përputhje me kompetencat e veta, theksohet në kumtesë, në mënyrë aktive ndërmori masa dhe aktivitete, në përputhje me qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara, si dhe në bazë të veprimeve operacionale, kontrolleve kriminalistike, përpunimit kriminalistik tashmë të përcaktuar në drejtim të frenimit të tregtisë në rrugë e të gjitha llojeve të narkotikëve dhe drogave sintetike, ndalimin e organizimit dhe kryerjes së transportit të sasive të mëdha të drogës, asgjësimin e grupeve kriminale që merren me tregti dhe shitje të paligjshme të drogave narkotike, zbulimin dhe asgjësimin e plantacioneve me bimë kanabisi, si dhe zbulimin e laboratorëve sekretë të improvizuar për kultivimin e bimëve të kanabisit në ambiente të mbyllura dhe laboratorëve për prodhimin e drogave sintetike.

"Në kuadër të aksionit operativ nga data 14.09.2020 deri më 29.02.2024, nga Njësiti për Tregti të Kundërligjshme me Drogë, Sektori për Tregti të Kundërligjshme me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Policisë Kriminalistike, Departamenti ka koordinuar dhe ka marrë pjesë në gjithsej 1640 bastisje të banesave, objekteve dhe hapësirave ndihmëse, 1781 kontrolle të personave/automjeteve dhe 22 kontrolle në terren, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer nga neni 215 të Kodit Penal. Nga liria janë të privuar 5815 persona. Në këtë mënyrë u shkatërruan 19 grupe kriminale, u ndërprenë 29 transporte ndërkombëtare të marihuanës, dy transporte të heroinës dhe kokainës dhe një transport me hashash. Janë parashtruar gjithsej 1566 kallëzime penale në lidhje me trafikun e kundërligjshëm të lëndëve narkotike, të kryera nga 1807 autorë" është theksuar në takimin nga ana e udhëheqësisë së Departamentit për Polici Kriminalistike.

 Në fushën e tregtisë së kundërligjshme të armëve, veprat penale zbuluara në këtë fushë karakterizohen kryesisht nga mbajtja dhe posedimi pa leje e një arme të vetme, municioni apo lëndës eksplozive nga individë, si dhe tregtia dhe mbajtja e armës pa leje në një masë të madhe lidhet me kryerjen e llojeve të tjera të krimeve, kryesisht në fushën e krimit të dhunshëm dhe të pronës, si dhe me trafikimin e kundërligjshëm të drogës.

Njësiti, i koordinuar me njësitë tjera pranë SPB-ve të ndryshme ka marrë pjesë në rastet kur në periudhën 2021-2023 nga liria janë privuar  gjithsej 64 persona, gjatë të cilave janë sekuestruar 84 lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe 5050 fishekë të kalibrit të ndryshëm”, është theksuar nga udhëheqësia e Policisë së Kriminalistike

 Në fushën e tregtisë së kundërligjshme të armëve, q[ndron në kumtesën e MPB-së,  veprat penale zbuluara në këtë fushë karakterizohen kryesisht nga mbajtja dhe posedimi pa leje e një arme të vetme, municioni apo lëndës eksplozive nga individë, si dhe tregtia dhe mbajtja e armës pa leje në një masë të madhe lidhet me kryerjen e llojeve të tjera të krimeve, kryesisht në fushën e krimit të dhunshëm dhe të pronës, si dhe me trafikimin e kundërligjshëm të drogës.

Nga udhëhqësia e policisë kriminalistike, shtohet në kumtesë, është theksuar se Njësiti, i koordinuar me njësitë tjera pranë SPB-ve të ndryshme ka marrë pjesë në rastet kur në periudhën 2021-2023 nga liria janë privuar  gjithsej 64 persona, gjatë të cilave janë sekuestruar 84 lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe 5050 fishekë të kalibrit të ndryshëm.  

Për punën e Sektorit për Kriminalitet të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm, Bojmacalievi është informuar se nga ana e Njësitit për Luftë Kundër Korrupsionit në harkun kohor 2019-2023, Njësiti Kundër Korrupsionit ka ngritur gjashtë hetime penale ndërsektoriale dhe ka dorëzuar gjithsej 96 përpunime. 

"Njësiti në koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike ka realizuar kontrolle në 17 qytete dhe 67 objekte që organizojnë lojëra të fatit dhe lojëra argëtuese, ku nga DAP-i janë mbledhur rreth 100.000.000 denarë në bazë të taksës për lojërat e fatit në buxhetin e shtetit. Nga ana e Njësitit për Krime Ekonomike pranë Sektorit për Kriminalitet të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm në Departamentin e Policisë Kriminalistike në harkun kohor 2019-2023 janë kryer 33 veprime të koordinuara, gjatë të cilave janë mbledhur 10.500.000 denarë në baza të ndryshme”, u theksua në informimin nga ana e udhëheqësisë së Departamentit. 

Siç qëndron në kumtesë, Vlen të përmendet edhe bashkëpunimi ndërkombëtar i Departamentit, i cili ka krijuar një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me shërbimet kundër drogës jo vetëm me vendet fqinje dhe rajonit, por edhe me një numër të madh shtetesh anëtare të BE-së, siç janë Austria, Belgjika, Gjermania, Italia, Franca dhe të tjera. 

Zëvendësministri plotësues Bojmacaliev tha se këto janë rezultatet më të mira në luftën kundër tregtisë sl kundërligjshme të drogës në 30 vitet e fundit. 

Ai ka theksuar  se gjithsej 426 milionë euro lëndë narkotike të sekuestruara nga viti 2017-2023, kurse në tre raste u asgjësuan 12 tonë drogë. Me këtë rast, Bojmacaliev e përgëzoi udhëheqësinë e Departamentit të Policisë Kriminalistike për rezultatet e arritura në operacionet policore, me bindje se ato do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe në periudhën e ardhshme. 

 Foto: MPB

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR