• e premte, 27 dhjetor 2024

Bojmacaliev "MPB për qytetarët" në vepër - mbërritën 140.000 formularë në VK Bogorodicë

Bojmacaliev

Shkup, 23 shkurt - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, mbrëmë në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka mirëpritur 140.000 formularët e rinj për pasaporta. Me këtë, siç njoftojnë nga MPB-ja, ai e ka demonstruar në veprim konceptin “MPB për qytetarët”.

Më herët, Bojmacaliev ka bërë të ditur se përveç kësaj dërgese prej 140 mijë formularësh, shumë shpejt do të arrijë edhe një dërgesë tjetër prej 85 mijë formularësh, duke plotësuar kështu numrin e paralajmëruar prej 225 mijë formularësh.

"Deri më tani janë pranuar 1.509.600 formularë për dokumente udhëtimi, ndërsa me formularët që do të mbërrijnë nesër dhe deri në fund të muajit do të jenë gjithsej 1.734.600", tha Bojmacaliev.

Me këtë rast, shtohet, Bojmacaliev u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që sa më shpejt të paraqesin kërkesat për zëvendësimin e pasaportave, ndërsa puëtorët në shërbimet administrative janë në dispozicion për të gjitha informacionet dhe mbështetjen e nevojshme në procesin e dorëzimit, fotografimit dhe lëshimit të dokumenteve të reja.

"MPB vazhdon të ruajë vazhdimësinë e gatishmërisë për t'iu përgjigjur kërkesës në rritje dhe për të plotësuar nevojat e qytetarëve tanë në procesin e zëvendësimit të dokumenteve personale", qëndron në kumtesën. ls/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR