• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Me pesë mjete lundruese garantojmë sigurinë e kufirit dhe të Liqenit të Ohrit

Bojmacaliev: Me pesë mjete lundruese garantojmë sigurinë e kufirit dhe të Liqenit të Ohrit

Ohër, 8 prill 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev sot së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe ndihmësdrejtorin e Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracione, Sasho Smileski, kanë bërë një vizitë pune në Ohër, ku u takuan me udhëheqësinë e SPB Ohër, si dhe vizituan nëpunësit në shërbimet administrative të këtij njësiti organizativ. Njëkohësisht, delegacioni së bashku me përfaqësues të mediave të interesuara do ta vizitojnë Policinë e Liqenit dhe Pikën Kufitare “Shën Naum”, duke demonstruar në veprim kapacitetet e Policisë së Liqenit.

Vizita është pjesë e një mori të vizitave që janë realizuar në të gjithë sektorët në mbarë vendin për t'u informuar për rezultatet e arritura dhe aktivitetet e përditshme të punës, por edhe me problemet e mundshme brenda procesit të punës.

“Nga udhëheqësia e SPB Ohër u informova për rezultatet e arritura nga ky njësit organizativ për tre muajt e parë të këtij viti, dhe gjendjen e sigurisë e vlerësuam të favorshme në nivel të kënaqshëm, me rritje të efikasitetit në aktivitetin e ndriçimit të rasteve për 46 për qind. Në zonën e Ohrit ka një rënie të numrit të përgjithshëm të krimeve të regjistruara prej 13.5 për qind. Kemi një rritje të kallëzimeve penale në fushën e krimit ekonomik për 35 për qind dhe në atë të krimit klasik për 10 për qind. Vlen të përmendet se numri i aksidenteve të trafikut në zonën e SPB Ohër është ulur për 4 për qind dhe numri i aksidenteve të trafikut me lëndime trupore është zvogëluar për 9 për qind. Njëkohësisht, nga inspektimi i punës së shërbimeve administrative këtu në Ohër, mund të konstatoj se situata është e rregullt”, tha Bojmacaliev në një deklaratë për media.

Në të njëjtën kohë, Bojmacaliev iu referua forcimit të kapaciteteve në fushën e garantimit të sigurisë së kufijve, veçanërisht në Liqenin e Ohrit.

“Në vitin 2020 u blenë pesë mjete lundruese të reja për të forcuar kapacitetet për mbrojtjen e kufijve, veçanërisht në Liqenin e Ohrit. Dy mjete lundruese në vlerë prej 8.055.000 mijë denarë janë blerë me mjete nga Buxheti i Ministrisë, ndërsa tri (dy anije me fund solid dhe një gomone patrulluese) janë donacion nga Çekia në vlerë prej mbi 8.000.000 denarëve. Mjetet lundruese janë të pajisura me pajisje profesionale lundrimi, radar dhe kabinë të mbyllur për ekuipazhin, si dhe gomone e patrullës është e përshtatshme për ndërhyrje të shpejta në situata të ndryshme incidentesh dhe kontrolle të trafikut ujor, veçanërisht në periudhën e verës në të tre liqenet. Një blerje e tillë është bërë për herë të parë pas 20 vitesh”, tha Bojmacaliev, me sigurinë se kolegët e SPB-së të Ohrit do të vazhdojnë me intensitet të paluajtshëm në operacionet policore, me qëllim ruajtjen e një situate të volitshme të sigurisë dhe garantimin e procesit të ardhshëm zgjedhor për zgjedhje të drejta dhe demokratike. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR