• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Kërcim prej nëntë vende në listën e "Transparens Interneshënëll" sipas Indeksit për perceptim të korrupsionit

Bojmacaliev: Kërcim prej nëntë vende në listën e

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Në vitin 2023 vendi është pozicionuar në pozitën e 76-të nga gjithsej 180 vende në listën e "Transparens Interneshënëll" sipas Indeksit global të perceptimit të korrupsionit që paraqet një kërcim pozitiv prej nëntë vendesh në krahasim me vitin 2022 kur Maqedonia e Veriut ishte në vendin e 85-të në listë, ka bërë të ditur në faqen e tij në Fejsbuk, zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme në qeverinë teknike, Mitko Bojmacaliev.

Ai thekson se në listë, në kontekst rajonal, vendi është i ranguar më mirë se Kosova e cila është në vendin e 83-të, Shqipëria në pozitën e 98-të, Serbia në vendin e 104-të dhe Bosnje e Hercegovina në pozitën e 108-të.

Ai rikujton, siç thotë ai, që “funksioni hetimor i policisë në vitin 2021 është rritur për madje 50 për qind. Nga ana e DKOS në periudhën 2017-2023 vetëm për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit" janë iniciuar gjithsej 44 kallëzime penale kundër 170 personave fizikë dhe dy juridikë.

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR