• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bojmacaliev: Janë siguruar financa për pagën bonus të cilën do ta paguajmë pas zgjedhjeve

Bojmacaliev: Janë siguruar financa për pagën bonus të cilën do ta paguajmë pas zgjedhjeve

Shkup, 4 prill 2024 (MIA)- Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot realizoi vizitë pune në SPB Veles, ku kishte takim me udhëheqësinë e këtij njësiti organizativ si dhe me Njësinë policore Çashkë në kuadër të vizitave të të gjithë sektorëve të punëve të brendshme në mënyrë që të informohen nga afër me rezultatet e arritura dhe aktivitetet e përditshme të punës, por edhe me problemet eventuale në kuadër të procesit të punës.

“Nga ana e udhëheqësisë së SPB Veles u informova për rezultatet e arritura të këtij njësiti organizativ në tre muajt e parë të këtij viti, gjendjen e sigurisë e vlerësuam si të volitshme. Vlen të përmendet një ulje prej 40% e shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike në tremujorin e parë të vitit 2024. Është duke funksionuar shtabi lokal për organizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike”, tha Bojmacaliev pas takimit në SPB Veles, duke shtuar se përmirësimi i kushteve të punës së punëtorëve ka kontribuar në rezultatet e mira, gjegjësisht pas rikonstruksionit të objekteve të SPB Veles, Çashkë dhe Kavadar.

Me këtë rast, Bojmacaliev informoi se financat për bonus pagën janë siguruar, por nuk janë paguar për shkak të zgjedhjeve të shpallura dhe pas përfundimit të Qeverisë teknike, procedura për mbledhjen e të dhënave dhe pagesën e bonus pagës e cila nuk është paguar deri në vitin 2017 kurse nga viti 2017, e njëjta po paguhet. Në të njëjtën kohë, Bojmacaliev tha se po dëgjojnë zërin e të punësuarve, kështu që iniciativa e Sindikatës së policisë së Maqedonisë ka përfunduar që nga nëntori i vitit 2023 është formuar grupi i punës për kolegët që janë në turnin e natës për të marrë kompensim në të holla në vend të ushqimit.

Bojmacaliev shprehu bindjen e tij se kolegët  të SPB Veles do të vazhdojnë me intensitet të pandërprerë në punën policore, me qëllim të mbajtjes së një situate të favorshme të sigurisë dhe garantimit të një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik që na pret në periudhën e ardhshme.

 

QËNDRONI TË LIDHUR