• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Janë investuar 12,8 milionë denarë për kushte evropiane të punës në NJPB Resnjë

Bojmacaliev: Janë investuar 12,8 milionë denarë për kushte evropiane të punës në NJPB Resnjë

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot informoi se janë investuar 12.800.000 denarë për objektin e NJPB Resnjë. Kjo, ssiç tha, është pjesë e planit për përmirësim cilësor të kushteve për punë të nëpunësve policorë.

Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike, Sashe Tasevski sot ishste për vizitë pune në Resnjë, me ç'rast realizoi takime me kryeistë e NJPB Resnjë dhe stacionet policore për mbikëqyrje kufitare "Markova Noga" dhe "Stenje".

Siç kumtuan nga MPB, nga ana e kryesisë ë NJPB Resnjë, Bojmacaliev dhe Tasevski u informuan për rezultatet e arritura të këtij njësiti organizativ, të cilat u vlerësuan si të favorshme dhe pa shqetësime të mëdha të rendin dhe qetësinë publike.

Bojmacaliev tha se nga numri i përgjithshëm i veprave të regjistruara penale në vitin 2023, me kryes të panjohur janë paraqitur 25 për katësisht 20 për qind.

"Nga numri i përgjithshëm i krimeve të regjistruara në vitin 2023, 25 ose 20% janë denoncuar me autor të panjohur. Nga krimet e denoncuara me autor të panjohur, janë zbardhur 11 krime, të cilat kanë arritur një efikasitet prej 44% në nivel vjetor", informoi Bojmacaliev, duke shtuar se gjatë periudhës raportuese është zbardhur edhe një krim nga viti 2021.

Ai shtoi se gjatë periudhës raportuese është ndriçuar ede një vepër e vitit 2021.

"Gjatë këtij viti është punuar edhe në AO “Gora”, ku janë kryer gjithsej 21 aksione dhe 46 kontrolle nga operacionet e rregullta, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 66.2 m3 dru për ngrohje, për të cilat janë parashtruar 6 kallëzime penale sipas nenit 235 paragrafi 3, drutë e sekuestruara me procesverbal për dorëzimin e sendeve u janë dorëzuar institucioneve kompetente", tha Bojmacaliev.

Ai theksoi se si edhe gjatë viteve të kaluara është punuar intensivisht edhe në preventivë.

Ai shfaqi bindje se të punësuarit në NJPB Resnjë do të vazhdojnë me intensitet të pazvogëluar në punën policore, me qëllim të mirëmbajtjes së gjendjes së volitshme të sigurisë dhe garantimin e procesit të drejtë dhe demokraitk zgjedhor që paraprin. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR