• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bojmacaliev: I konstatojmë përfitimet e një qasjeje evropiane në kontrollin e flukseve migruese, një vit pas marrëveshjes me FRONTEKS-in

Bojmacaliev:  I konstatojmë përfitimet e një qasjeje evropiane në kontrollin e flukseve migruese, një vit pas marrëveshjes me FRONTEKS-in

Demir Kapi, 19 prill 2024 (MIA) - Sot së bashku i konstatuam përfitimet e marrëveshjes së nënshkruar dhe vlerës së tij për qasje evropiane gjatë kontrollit të flukseve migruese, sigurimin e kufijve të jashtëm të BE-së dhe sigurimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në të cilin praktikisht do të kemi mundësi të shohim se si funksionon në terren, theksoi sot zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev.

Ai së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe sekretaren shtetërore në MPB Magdalena Nestorovska, me rastin e një vjetorit nga funksionalizimi i kontratës me FRONTEKS-in, vizitoi stacionin e pagesës në Demir Kapi, si dhe gurin kufitar 57/2 - vend me rrezikshmëri të lartë për sa i përket migrimit të paligjshëm dhe të gjitha formave të krimit ndërkufitar, ku punojnë patrulla të përbashkëta të përbëra nga nëpunës policor të uniformuar të Ministrisë së Brendshme dhe anëtarë të FRONTEKS-it. Me synimin e prezantimit të qasjes evropiane, veprimit të përbashkët në kontrollin e personave dhe automjeteve në rrugët kryesore, në drejtim të zbulimit të migrantëve të paligjshëm dhe kontrabandës së migrantëve dhe prezantimit të pajisjeve të kontrollit.

Ai tha se në drejtim të përmirësimit të menaxhimit të kufijve, ajo që shënoi vitin e kaluar ishte ratifikimi dhe funksionalizimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, për aktivitetet operative të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR