• e diel, 24 nëntor 2024

Bojmacaliev hapi turneun përkujtimor "Maja Llazarova Todorova"

Bojmacaliev hapi turneun përkujtimor

Shkup, 17 shkurt 2024

Sot (17.02.2024) zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev në QS "Boris Trajkovski" shpalli të hapur Turneun Përkujtimor të Volejbollit "Maja Llazarova Todorova" në nderim dhe kujtim të kolegëve të cilët kanë humbur jetën, pjesëtarë të Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, ndërsa në prani të kryeshefit Aleksandar Nacevski, anëtarëve të DMPOC, si dhe anëtarëve të familjeve.

“Më lejoni të shfrytëzoj rastin, personalisht dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, t'i shpreh mirënjohjen time Këshillit Organizativ për nderin që jam pjesë e Turneut Përkujtimor Maja Llazarova Todorova në nderim dhe kujtim të kolegëve të vdekur para kohe, pjesëtarë të Departamentit për Mbrpjtjen e Personave dhe Objekteve të caktuara dhe të shpall të hapur Turneun Përkujtimor të Volejbollit”, tha Bojmacaliev.

“Tradita është një vlerë domethënëse e gërshetuar thellë në ekzistencën njerëzore. Ajo kultivohet dhe bartet brez pas brezi, na jep një ndjenjë përkatësie dhe familjariteti, është një fill fisnik i rëndësishëm për respekt, qëllimi i të cilit është të mbajë të pavdekshme kujtimet. Ky Turne Përkujtimor ka pikërisht atë synim të lartë për të na bashkuar sërish, për të kujtuar së bashku imazhin dhe veprat e kolegëve tanë të dashur që nuk janë më me ne, njerëzve që dikur ishin një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e Departamentit të Mbrojtjes së Personave dhe Objeketeve të Caktuara, një thesar i çmueshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Bojmacaliev.

Duke i respektuar ata dhe të dashurit e tyre, Bojmacaliev tha se humbja e tyre as nuk do të mund dhe as do të kompensohet.

“Njëherit, ne lëmë edhe një mesazh të fortë, se ata kurrë nuk do të harrohen dhe se ky borxh na detyron që vazhdimisht të përpiqemi të jemi njerëz më të mirë dhe më të denjë”, tha Bojmacaliev, duke shprehur respektin e tij të veçantë në emër të Ministrisë. të Punëve të Brendshme, në kujtim të kolegëve tanë të vdekur para kohe dhe familjeve të tyre, me bindjen se fryma sportive e kësaj ngjarjeje tradicionale është vlera më e mirë që do të mundësojë jetëgjatësi dhe paharrueshmëri.

Kryeshefi i Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, Aleksandar Nacevski, theksoi se kontributi dhe përkushtimi i kolegëve të vdekur para kohe do të mbahet mend përherë, ndërsa kolegët më të vjetër do t'ua përcjellin përvojën e tyre kolegëve më të rinj se çfarë paraqet puna modern policore, do të thotë, përkushtim dhe guxim në kryerjen e detyrave të punës.

Sektori për marrëdhënie me opinionin dhe protokoll
Ministria e Punëve të Brendshme 

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR