• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Formularë për dokumentet e udhëtimit ka dhe do të ketë

Bojmacaliev: Formularë për dokumentet e udhëtimit ka dhe do të ketë

Shkup, 24 shkurt 2024 (MIA) - Formularë për dokumente të udhëtimit ka pasur, ka dhe do të ketë. Nuk bëhet fjalë për kurfarë kaosi, mosorganizimi, sabotimi apo mungesë të formularëve, thotë zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.

Ai në intervistë për Kanal 77 i demantoi zërat se në MPB nuk ka pasur organizim dhe kanë munguar formularë.

"Nëse i shihni numrat gjatë viteve të kalura sa ishte interesimi për ndryshim të dokumenteve personale, ndërsa kjo ka çuar drejt tërë propagandës politike nga ata të cilët sot këkrojnë pasaportë plus, më tepër flas për politikanët me e Veriut, ne prej fillimit të procesit, prej korrikut të vitit 2021 me dhënien e të gjitha dokumenteve personale me emrin Maqedonia e Veriut, kemi mundur në mënyrë të rehatshme ta përfundojmë tërë procesin. Kemi pasur formularë, makinat ishsin gati, organizimi i MPB-së ishte gati dhe prej korrikut deri në muajin hskurt 2024, kemi mundur në mënyrë të rehatshme të hstypim 2 milionë dokumente me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Edhe njëherë konfirmoj se formularë ka, ka pasur dhe do të ketë. MPB ka qenë në lartësinë e detyrës edhe në vitet 2021, 2022 kur ka pasur rreth 50.000 qytetarë, dhjetor-janar dhe kur ka pasur 170.000 qytetarë të interesuar janë pranuar nga ana e shërbimeve të MPB-së dhe ai shërbim u është ofruar", thotë Bojmacaliev.

Përkujtoi se vitin e ardhshëm pritet të arrijnë edhe 85.000 formularë.

"Unë nuk them nëse dikush po gënjen, unë i them faktet dhe numrat. Në ditln e pranim-dorëzimit arrijnë 50.000 formularë, më vonë 20.000, të enjten në mbrëmje 140.000 formularë, të dielën e ardhshme arrijnë 85.000 formularë, apo gjithsej me ato që do të arrijnë janë 1.734.000 formularë", potencoi Bojmacaliev. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR