• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bojmacaliev: DPB Kriva Pallankë punon me përqindje të lartë suksesi

Bojmacaliev: DPB Kriva Pallankë punon me përqindje të lartë suksesi

Kriva Pallankë, 12 prill 2024 (MIA) - Sipas informatave nga përgjegjësit në Departamentin e Punëve të Brendshme në Kriva Pallankë, puna në territorin e kësaj komune shënon shifra mbresëlënëse dhe mbi 70 për qind efikasitet në funksionim, që paraqet efikasitet më të madh krahasuar me vitin e kaluar 2023, deklaroi zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev i cili së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike Sasho Tasevski sot vizitoi Kriva Pallankën.

Kjo siç tha Bojmacaliev, konfirmon edhe një herë tezën se me polici të pajisur mirë dhe të motivuar, kemi qytetarë më të sigurt.

"Këtu është edhe fakti se të gjitha stacionet policore në territorin e SPB Kumanovë, duke përfshirë edhe Kriva Pallankën janë rikonstruktuar", ka thënë zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme.

Bojmacaliev dhe Tasevski zhvilluan takim pune me kryesinë e Departamentit të Punëve të Brendshme në Kriva Pallankë dhe VK në vendkalimin kufitar "Deve Bair".

"Jam informuar se është formuar dhe kompletuar shtabi operativ për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, funksionon dhe po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe partive politike, si gjatë fushatës aktuale ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve", shtoi Bojmacaliev. 

Ai tha se ajo që po thuhet vazhdimisht dhe për të cilën po punon udhëheqja në MPB është kohezioni dhe efikasiteti, në interes të qytetarëve dhe sigurisë.

I pyetur nëse procesi me dokumentet personale po zhvillohet me dinamikën e pritur, sipas informacioneve të tij nga terreni, nga qytetarët po vijnë ankesa se tani pasi u fotografuan presin më shumë se dy muaj, ndaj, theksoi ai, atë që ka paralajmëruar ministri i kësaj qeverie teknike, nuk bëri asnjë proces revolucionar, siç premtoi për të zgjidhur procesin. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR