• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bojmacaliev: Dërgesa prej 140.000 ekzemplarëve për dokumente udhëtimi arrin, së shpejti edhe një dërgesë prej 85.000 ekzemplarëve

Bojmacaliev: Dërgesa prej 140.000 ekzemplarëve për dokumente udhëtimi arrin, së shpejti edhe një dërgesë prej 85.000 ekzemplarëve

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev paralajmëruan se 140 mijë ekzemplarë të rinj për dokumente udhëtimi arrijnë në vend, ndërsa për një kohë shumë të shpejtë do të arrijë edhe një dërgesë prej 85.000 ekzemplarëve.

"Ju njoftoj se dërgesa prej 140.000 ekzemplarëve për dokumente udhëtimi, siç kam njoftuar, është gati dhe është rrugës për në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, një tjetër dërgesë prej 85.000 ekzemplarëve do të mbërrijë shumë shpejt. Me këtë, siç njoftova, plotësohet numri prej 225.000 ekzemplarëve. Deri më tani kanë mbërritur 1.509.600 ekzemplarë për dokumente udhëtimi, me ato që do të mbërrijnë nesër dhe deri në fund të muajit do të jenë 1.734.600. Askush nuk ka sabotuar askënd tani dhe më parë. Ne jemi këtu për qytetarët tanë “MPB-ja PËR QYTETARËT”, thotë Bojmacaliev në një postim në Fejsbuk. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR