• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bojçevski: Prioritet i qeverisë së re të jenë punonjësit shëndetësorë të cilët tashmë pesë vite janë pa sigurim shëndetësor dhe pensional

Bojçevski: Prioritet i qeverisë së re të jenë punonjësit shëndetësorë të cilët tashmë pesë vite janë pa sigurim shëndetësor dhe pensional

Shkup, 15 qershor 2024 (MIA) - Prioritet i qeverisë së re duhet të jenë të punësuarit në shëndetësinë publike, të cilët tashmë pesë vite punojnë pa sigurim shëndetësor dhe pensional, porositën sot nga Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësor dhe personelit teknik administrativ (SPPSH) dhe Shoqata e mjekëve privat (SHMPRMV) të cilët u obliguan për bashkëpunim me memorandumin "Së bashku jemi më të fuqishëm".

Pritjet, tha Bobi Bojçevski, kryetar i SPPSH-së, se me emërimin e minsitrit të ri të Shëndetësisë do të zgjidhen problemet e të punësuarve, sepse, siç tha, është për keqardhje që për rrogë prej 21.700 denarëve të mbajnë reparte të tëra në shëndetësinë publike.

"E presim emërimin e ministrit të ri dhe të dakordohemi për situatën për mjekët amë, ndërsa gjithashtu edhe për të punësuarit në shëndetësinë publike. Presim klimë pozitive dhe do të zgjidhet ky problem, sepse ata njerëz janë të punësuar mbi 5 vite me rrogë prej 21.700 denarëve, kjo është për keqardhje dhe e turpshme, ndërkaq që mbajnë reparte të tërea në shëndetësinë publike, si mjekësia primare, vaksinimi, laboratore, e tët jera", theksoi Bojçevski.

Në konferencë për shtyp u promovuan kryetarët e rinj të si9ndikatave të Qendrës klinike "Nëna Terezë" dhe SPQ "8 Shtatori", Meto Trajanovski dhe Sllobodan Aleksiq. Ata vijnë, pasi që paraardhësit e tyre Josif Gjorevski, kryetar i sindikatës së "Nënës Terezë" dhe Kristina Olevska, kryetare e sindikatës "8 Shtatori", e braktisën shëndetësinë publike dhe u bënë mjekë në klinikën provate "Axhibadem Sistina". ab/

Foto: Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë

QËNDRONI TË LIDHUR