• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bogoev: Pagat do të rriten, por edhe produktiviteti në dogana, pres konfiskime efektive dhe më shumë të hyra në buxhet

Bogoev: Pagat do të rriten, por edhe produktiviteti në dogana, pres konfiskime efektive dhe më shumë të hyra në buxhet

Shkup, 9 gusht 2023 (MIA) - Harmonizimi i Marrëveshjes kolektive me ligjin dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive, do të thotë edhe rritje e pagave të nëpunësve të doganave, si dhe përpilim të planit të përbashkët për luftë kundër korrupsionit me Sindikatat, paralajmëroi sot drejtori i Drejtorisë së doganave, Stefan Bogoev.

Gjatë pjesëmarrjes në TV 21, Bogoev theksoi se nëpunësit doganor duhet të marrin kompensim prej 30 për qind për shkak të përgjegjësive të veçanta që dalin nga puna e tyre. Mbështetje, siç tha ka edhe nga Ministria e Financave, ku janë të vetëdijshëm se sa kruciale është puna e nëpunësve doganor të cilët mbushin pothuajse gjysmën e buxhetit të shtetit.

"Tani jemi në fazën e harmonizimit të marrëveshjes kolektive me ligjin dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe mendoj se në fund do të jetë në favor të punonjësve të Drejtorisë doganore. I gjithë ekipi në ministri është bashkëpunues. Janë të vetëdijshëm për rëndësinë e punës sonë, për rëndësinë e nëpunësve doganor dhe t'u dalin plotësisht në ndihmë", theksoi Bogoev.

Lidhur me ndryshimet e reja kadrovike në Drejtorinë e doganave, ai tha se janë bërë më shumë ndryshime në pozitat e inspektorëve si dhe plotësimi i vendeve të lira. Nga arsye preventive, shtoi ai, janë bërë madje ndryshime në pozicione ku për shkak të specifikës së punës është e dëshirueshme që pas një kohe të caktuar dhe të bëhen ndryshime.

Foto: Drejtoria e doganave

QËNDRONI TË LIDHUR